Itaka ime View larger

Itaka ime

Vojsava Nelo TO0589

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376923

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Vojsava Nelo është një poete e talentuar. Vojsavën, në fillim, e njoha si një nga poeteshat e reja që vinte në poezinë shqipe, nëpërmjet cikleve që botonte në gazetën “Drita” dhe revistën “Nëntori”, në vitet ‘70. Që atëherë më ka bërë përshtypje për ndjeshmërinë e thellë që mishëronte. Më vonë, me botimin e librave, do të vihej re gjithnjë e më qartë se poezia e saj është poezi e një gruaje delikate; e brishtë, e ndjeshme; një poezi që del nga shpirti. Një poezi transparente, e bukur, me nivel të lartë artistik dhe plot muzikalitet. Krijimtaria e saj në vijim, vërtetoi atë mendim që pata që në krye, se Vojsava Nelo ishte një poeteshë e vërtetë, origjinale, e veçantë. Poezia e saj është një poezi që nuk të lë indiferent, por të bën për vete. Ka identitetin dhe figuracionin e saj, metaforat dhe mjetet e tjera artistike. Nuk përzihet libri dhe emri i saj si autore me emra të tjerë. Vojsava Nelo ka “Vizën Shengen” në poezi, vizë që ajo e ka marrë vet. Poezia e saj është spontane dhe të kujton atë që thotë Tolstoi, shkrimtari gjenial i shek. XIX, “krijimtaria është si tështima, që kur të vjen, nuk e mban dot”. Dhe Vojsavës i vjen për të shkruar dhe shkruan poezi siç e ndjen, siç e përjeton nga shpirti.

Dritëro Agolli

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages180
ISBN9789928376923
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1