Arben Dedja A-008596
New product
Në këtë vëllim janë përfshirë poezitë shqip që autori i ka shkruar në Itali dhe i ka botuar të përkthyera në italisht (nga ai vetë) në librat “La manutenzione delle maschere” dhe “The Vanishing Twin”, si edhe poezi të tjera botuar në shtypin italian, por ka edhe tekste të pabotuara.
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928354754 | |
“The Italian Job”: titulli nënkupton një punë të kryer jo nën dritën e diellit, një aferë të pisët, do të thoshim.
Po a nuk është e tillë përderisa autori, që jeton e punon prej vitesh në Itali, netëve të mbarsura me vetminë e mërgimit vazhdon t’i shprehë shqip ndjenjat e tij më të dhimbshme, fjalët e tij më të fshehta? Dhe seç ka këtu një si ironi të hollë. Fat absurd ky i poetit, që rreket të kapërcejë mijëvjeçarin, sistemet shoqërore, gjuhën, ekzistencën e projektuar të një profesioni.
Është mosarritja e gjithë kësaj që përbën ngadhnjim.
| pages | 128 |
| ISBN | 9789928354754 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Përveç tregimeve, zhanër në të cilin është tashmë autor i sprovuar e i vlerësuar, Arbeni ka menduar të intervistojë disa nga figurat më të rëndësishme (reale dhe imagjinare) të historisë, ndër të cilët: Pirron e Epirit, Hamza Kastriotin, Ajkunën, Anonimin e Elbasanit, Migjenin e të tjerë.
"Histori (e)skatologjike" ka fituar çmimin vjetor në Panairin e Librit 2014 si "Autori i Vitit" për rrëfimin e jetës së diktaturës përmes një sensi të hollë humori, që i shoqëron personazhet në situatat groteske. Jeta në distancë jashtë Shqipërisë dhe një izolim nga kontaktet letrare pa presione gjithfarësh e kanë ndihmuar autorin. Në këtë libërth ka edhe...
Pesëmbëdhjetë vjet pas librit të tij të fundit me poezi në Shqipëri (I thopërkuom, 2003), Arben Dedja vjen para lexuesit me një vëllim të ri. Por në vend të një libri me unitet tematik ose formal, këtë herë autori i ka qëmtuar poezitë (të pabotuara ose, gjithsesi, të panjohura për publikun) nganjë kohë tridhjetëvjeçare.