Tharja e kenetes se Maliqit View larger

Tharja e kenetes se Maliqit

Artan R. Hoxha A-000717

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky eshte libri i pare qe i kushtohet nje procesi te jashtezakonshem per rindertimin e Shqiperise ne fillimet e sistemit komunist, ku pati edhe kosto te jashtezakonshme njerezore dhe politike per njerezit qe moren pjese ne kete projekt simbolik te vendit qe po shkonte drejt lindjes komuniste

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354051

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë.

Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me dikotominë gjeografike midis Orientit dhe Oksidentit. Udhëheqja komuniste shqiptare e riprodhoi këtë përfytyrim manikeanist të botës.

Tashmë, Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi Europën si pikë referimi që mundësonte mbërritjen në utopinë e shumëpritur të zhvillimit. Komunistët shqiptarë e integruan bonifikimin e Maliqit brenda rivalitetit të Luftës së Ftohtë dhe dikotomisë hapësinore të tij.

Ndërsa sot, tharja e kënetës së Maliqit shërben si pjesë e asaj narrative që dënon të shkuarën komuniste dhe refuzon Lindjen.

Kështu, polariteti Lindje-Perëndim rivitalizohet sërish dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin e qeverive post-socialiste ndaj modelit europiano-perëndimor.

Projekti i Maliqit dhe mënyra se si ai kujtohet, vijon të qëndrojë brenda kësaj skeme kundërvënëse dhe pikërisht këtu merr edhe gjithë fuqinë e tij simbolike.

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages320
ISBN9789928354051
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoryAlbania