Gjergji Mihallari A-005608
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
Ndonjëherë sytë e tij, takonin sytë e saj. Buzët e saj ngeleshin gjysmë të hapura. Ndërsa ai ndiente tokën t’i lëvizte nën këmbë. Tërhiqej dhe mërmëriste disa herë “Më fal!”. Pastaj merrte arratinë dhe largohej shumë përpara saj në rreshtin e hardhive. Ajo vetëm buzëqeshte. Ndërsa Pjerini ndrydhte veten me mendimet më sfilitëse dhe torturuese.
Kishte patur në jetën e deritanishme dy vajza, dy dashuri. Të dyja i kishte dashur shumë. E para ishte larguar pa dëshirën e saj. E kishte rrëmbyer brenda vetes mjegulla e vdekjes, nata e harresës... Tjetra ishte larguar me dëshirën e saj. Tani Pjerini nuk dëshironte të ndizte një zjarr tjetër në hirin e vatrës së shuar. Të paktën jo këtu, në këtë shtëpi dhe me këtë vajzë. E kishin bujtur në shtëpinë e tyre.
| Lloji i botimit | Paperback |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |