Gjak i keq View larger

Gjak i keq

John Carreyrou A-005116

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një investigim tronditës rreth Theranos, - një start-up – flluskë në Silicon Vallery, që përmes mashtrimit arriti vlerën 9 miliardë dollarë: Është një thriller i vërtetë për ngritjen dhe rënien dramatike të kompanisë dhe drejtueses e saj magjike, Elisabeth Holmes, e cila nuk arriti të ofrojë asnjëherë shërbimin e diagnostikimit të gjakut. Botart e sjell në shqip librin që është shpallur si botimi i vitit nga The New York Times, Time, Wall Streen Journal, Washington Post dhe NPR.

More details

478 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286734

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, “Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporatave që nga “Enron”-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve të guximshme të Silikon Vallejit...

Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO i “Theranos”-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose “njëbrirëshi”, premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku.

Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve “Theranos”-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë.

Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme.

Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtnin këdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre.

REVIEW

Libri “Gjak i keq” është gjithashtu një përrallë paralajmëruese për virtytet e famës. Në sipërfaqe, Holmes ishte gjithçka që Silicon Valley pëlqen tek një Drejtor Ekzekutiv: karizmatike dhe bindëse, me një histori personale të paharrueshme, e bërë për profilet e revistave. Në vetvete, këtu nuk ka asgjë të keqe. Një CEO rock star mund të jetë një ndihmë e madhe për fillimin e një sipërmarrje. Por, nuk mund ta lejoni që fama të bëhet gjëja më e rëndësishme. Libri “Gjak i keq” ngre disa çështje serioze të natyrës etike, por ai është përfundimisht një thriller me një fund tragjik. Bill Gates

Review e plotë të Bill Gates e gjeni tek Leximtari

Administratori i Nettrade Albania, Valer Pinderi ka bërë një review për këtë libër, të cilin e gjeni tek kanali Sipermarresi.al

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages368
ISBN9789928286734
Shtëpia botueseBad blood: Secrets and lies in a Silicon Valley Startup
RedaktoriArtemisa Bushi
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIno Gramozi
I ri1