Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin View larger

Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin

Viktoria Euhenia Henao A-002465

New product

Përshkrim i shkurtër

“Si munde të ndash shtratin me atë përbindësh?”, më pyeti një nga viktimat e tim shoqi, Pablo Eskobarit. “Ishe bashkëfajtore apo viktimë? Pse s’bëre asgjë? Pse s’e le? Pse s’e denoncove?”

More details

474 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286369

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Këto pyetje, me shumë gjasa, i bëjnë me mijëra vetë për mua. Përgjigjja është sepse e doja; megjithëse për shumë njerëz kjo është e pamjaftueshme, e vërteta është se kjo ishte arsyeja që i qëndrova pranë deri në ditën e fundit të jetës së tij, pavarësisht se janë pafund rastet kur nuk isha dakord me veprimet dhe vendimet e tij.

E njoha Pablo Eskobarin kur sapo kisha mbushur të dymbëdhjetat dhe ai ishte njëzet e tre vjeç. Ishte dashuria e parë dhe e vetme e jetës sime. U martova me të në kishë, e bindur se premtimet e martesës përmbushen. Më kanë rritur mes një kulture paisa, maskiliste, ku grave u mësohej që të shkonin pas burrave pa bërë pyetje.

U rrita e modeluar nga Pabloja për të qenë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, që të mos pyesja apo të kundërshtoja sjelljet e tij dhe të mbyllja njërin sy. Mbarova shkollën e mesme pasi kisha lindur fëmijën e parë dhe, që aty e prapa, jeta ime sillej rreth tim shoqi deri ditën që vdiq.

Durova dashnoret, fyerjet, poshtërimet, gënjeshtrat, vetminë, bastisjet, kërcënimet me jetë, atentatet terroriste, përpjekjet për të më marrë peng fëmijët deri edhe ngujimet e mërgimet e gjata. Të gjitha këto për dashurinë. Sigurisht që pati shumë çaste kur isha në mëdyshje të vazhdoja apo jo. Por, nuk isha e zonja që ta lija, jo vetëm nga dashuria, por edhe nga frika, nga pafuqia dhe nga pasiguria se çfarë do të bëhej me mua dhe me fëmijët e mi pa atë...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages528
ISBN9789928286369
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIvzi Koçi
I ri1