GIRLBOSS View larger

GIRLBOSS

Sophia Amoruso BLV0010

New product

Përshkrim i shkurtër

Një GIRLBOSS merr në dorë frerët e jetës së vet. Ajo arrin gjithçka që do, se punon për këtë qëllim

More details

98 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

GIRLBOSS arrin gjithçka që do, se punon për këtë qëllim. Gjëja e parë që Sofia Amoruso shiti në internet nuk ishte ndonjë tendencë e modës së fundit, por një libër i vjedhur. Ajo e kaloi adoleshencën duke udhëtuar me makina të rastësishme, duke kryer vjedhje të vogla e duke rrëmuar nëpër kazanë mbeturinash.

Në moshën 22-vjeçare ajo kishte hequr dorë nga shpresa për t'u punësuar, ishte pa asnjë kacidhe, pa ditur se ku po shkonte dhe kishte pranuar të bënte një punë të çfarëdoshme vetëm për të përfituar sigurimet shëndetësore. Në këtë kohë Sofia vendosi të nisë shitjen e rrobave "vintage" në eBay.

Sot, tetë vjet më vonë, ajo është themeluesja, presidentja dhe drejtoresha artistike e Nasty Gal-it, një portal mode prej 100 milionë dollarësh me mbi 350 të punësuar. Sofia nuk është një drejtoreshë ekzekutive tipike, në fakt, ajo s'është stereotip për asgjë dhe e shkroi këtë libër për të gjithë ata që kërkojnë një rrugë unike drejt suksesit, edhe kur ajo rrugë ka gjarpërime të panumërta dhe është e mbushur me njerëz pesimistë.

GIRLBOSS rrëfen historinë e Sofias, një histori sa thellësisht personale, aq edhe universale. I mbushur me ndodhi që të sjellin në vete ("Ti nuk je aq e veçantë"), vërejtje sa të prera, aq edhe dredharake ("Dështimi është shpikja jote"), apo me histori nga prapaskenat e rritjes meteorike të Nasty Gal-it, #GIRLBOSS përfshin një gamë të gjerë aspektesh. Libri përbën një provë se të qenët i suksesshëm nuk ka të bëjë me popullaritetin që ke pasur në gjimnaz apo me universitetin ku ke studiuar (gjithmonë nëse i ke ndjekur studimet).

Për të qenë i suksesshëm, duhet t`u besosh instinkteve vetjake dhe të mendosh me vendosmëri, duke qenë i vetëdijshëm se ç'rregulla duhen zbatuar e ç'rregulla duhen shkelur. 

                        

Data sheet

pages260
Shtëpia botueseLIVING
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEliona Balili