Reduced price! Bisede e perftyruar me Havzi Nelen View larger

Bisede e perftyruar me Havzi Nelen

Rexhep Shahu A-004355

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori, Rexhep Shahu ka rindertuar nje realitet bisede imagjinare me Havzi Nelen, poetin e pushkatuar nga sistemi komunist.

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Klubi i poezisë
ISBN9789928453853

1 520 Lekë

-24%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Fragment libri

Ti nuk u pendove, për asnjë vuajtje, ndonëse i pate të rënda e shkatërruese për mëse dy dekada. Ti Havzi u mësove me dhimbtat e tua, me plagët e shpirtit, me dërmimet që t’i bënë dhe sikur nuk bëje pa ato dhimbta, ato plagë shpirti që shpesh të dukeshin si lëvdata mbase ngaqë nuk ishe mësuar kurrë të dëgjoje një lëvdatë po veç qortime, përbuzje, linçim, urrejtje, të dukeshin mbase si dekorata të qëndresës tënde ato plagë që kishe në shpirt.

Si askush, e pagove shumë të lartë e të rëndë çmimin e lirisë, e pagove me litar në qafë. Besoj plotësisht se ti ke qenë gjithmonë i bindur se liria ka çmim shumë të lartë por nuk janë dakort njerzit ta paguajnë çmimin për të, nuk janë gati njerzit ta paguajnë çmimin e lirisë. Ti e pagove Havzi dhe u bërë i lirë. I lirë me qenë trim, i lirë me qenë vetja, i lirë me vdekë krenar. Ti e ke ditë mirë se të gjithë do të vdesim, por çeshtja është se ti vendose me vdeke me nder e dinjitet si trim e jo si zvarranik. Ti e ke ditë se çmimi i lirisë është po aq i lartë sa ai i poshtrimit, i zvarritjes. Ti zgjodhe të mos paguash për poshtrimin e zvarritjen, por për lirinë.

Një gjë ta dish edhe pse s’ta kanë thënë kurrë. Të kanë patur e të kanë zili të gjithë ata që të kanë njohur. E vështirë me qenë si ti, e vështirë të bësh si ti.

Fati të përplasi të jesh në burg me të dënuar ordinerë të kamufluar si të dënuar politikë, me përdhunues e ngacmues nxënësesh që për hir të ruajtjes së cipës publike, duheshin fshehur veprat e vërteta penale të tyre e duheshin ndryshuar akuzat nga përdhunues e ngacmues nxënësesh në agjiacion e propagandë, nga fajtorë të pështirë ordinerë, i shndrruam në fajtorë politikë, e më pas në heroj...

Çfarë nderi u bëri monstrave diktatura dhe ne me heshtjen tonë…

Ty të ra gjatë të rrish me monstra të tilla, që në Amerikë i fusin në karrike elektrike. Këto lloj monstrash të shiteshin ty si politikanë, si të burgosur politikë.

Ti ke qenë naiv e besues përtej çdo kufiri ndershmërie. Edhe u ke besuar këtyre lloj monstrave.

Tani i kemi nëpër këmbë këto monstra Havzi, dhe të zvogëlojnë ty e zmadhojnë veten në tavolina të pista ku rreken ta shkruajnë historinë e fallsifikuar të disidencës së tyre që të mashtrojnë brezat që do të vijnë…

Por ti që e doje veten dhe dinjitetin nuk bëje lojra.

Nuk u përgjërove, nuk spiunove që të të merrnin me të mirë, nuk u lute nëpër gjyqe, nuk the asnjëherë se jo, nuk e kam thënë apo nuk e kam bërë këtë, jo, me keni keqkuptuar, jo, më kanë ngatërruar me tjetër kënd, unë jam i pafajshëm por më kanë marrë në qafe…

 

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages490
ISBN9789928453853
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1