Reduced price! Si të përballemi me sprovat e jetës View larger

Si te perballemi me sprovat e jetes

Christopher Hamilton PE0081

New product

Përshkrim i shkurtër

“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228253

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne mund të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon disa qasje alternative ndaj sprovave e jetës. Duke u përqendruar në tematikat e familjes, dashurisë, sëmundjeve dhe vdekjes, ai eksploron mënyra të duhura se si të përballemi me sprovat e ndryshme dhe si të përfitojmë sa më mirë nga pasojat që lënë ato në gjendjen tonë.

Me shembuj nga historia, letërsia dhe shkena, autori na fton të reflektojmë mbi procesin njerëzor të vuajtjes dhe durimit, dhe na mëson të dallojmë një burim të vlefshëm lartësimi, një burim që formëson ekzistencën tonë.

Ky libër përmban filozofi terapeutike ose filozofi e rrugës së jetës, sepse në të kombinohet një reflektim, deri diku abstrakt, me diskutimin e detajuar të rasteve konkrete, duke paraqitur një material që na bën të mendojmë në mënyrë më produktive për jetët tona.

Fragment nga libri

1) ... gjetja e paqes dhe e lumturisë në familje, si kudo tjetër, ngjan me ecjen mbi litar, ku duhet të bësh akrobatin në mënyrë që jo vetëm të mos biesh, por edhe ta ruash me kujdes ekuilibrin.

2) Sprovat janë të pashmangshme. Duhet ta pranojmë këtë, dhe të mos luftojmë a ndiejmë keqardhje për atë që na ndodh gjatë gjithë kohës. Gjithashtu, s’duhet të harrojmë që çdo e keqe shoqërohet me një të mirë.

... [dhe] ... që pavarësisht nga të gjitha gabimet që ke bërë në jetë, për shkak të tyre dhe të gjitha formave të sprovave me të cilat je përballur, duke ia dalë mbanë apo duke hasur shumë vështirësi, jeta që ke jetuar dhe po jeton të ka dhënë një këndvështrim unik të gjendjes tënde dhe të asaj njerëzore në përgjithësi.

3) Të qenët i njerëzishëm, nënkupton ndër të tjera, aftësinë për të qeshur në mënyrë ironike dhe me gjithë zemër me marrëzinë njerëzore, përfshirë tonën gjithashtu.

4) ... historia është skenë e një vuajtjeje të pambarimtë që qeniet njerëzore i shkaktojnë vetes dhe të tjerëve, sepse në të ka pasur përherë individë të panumërt, të cilët të sigurt që e dinin të vërtetën u kërkonin edhe të tjerëve të binin dakord me ta. Ata që ndjehen të sigurt se i kanë përgjigjet, janë shumë të prirë t’ua imponojnë ato të tjerëve.

Qeniet njerëzore janë keqpërshtatje ontologjike: pohimi që ti di të vërtetën është përpjekje për të fshehur nga vetja pasigurinë e qenies tënde, për t’u dukur sikur e zotëron qëndrueshmërinë që të jep e vërteta, e cila nuk është aspak e pasigurt.

 

Data sheet

pages150
ISBN9789928228253
Shtëpia botuesePEGI
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGranit Zela