Marc Reklau BOT0894
New product
"Duaje gjithnjë veten" është udhërrëfyes thelbësor për krijimin e vetëbesimit. Nëse dëshiron të bësh përpara drejt qëllimeve të mëdha, t'i shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të gjesh mënyra si të shërohesh, atëherë do ta vlerësosh shumë librin e autorit Marc Reklau. Si të kapërcesh vetëvlerësimin e ulët, ankthin, stresin dhe pasiguritë. Elimino dyshimet, perfeksionizmin dhe ankthin dhe fito besim më të madh në vetvete
2 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | ZEUS | |
| ISBN | 9789928006356 | |
Mos vallë vlerësimi i ulët për veten ta shuan gëzimin e jetës? Ai zëri i dobët brenda kokës mos vallë t'i prish vazhdimisht zgjedhjet që bën? Je lodhur duke u ndjerë sikur mendimi yt nuk ka rëndësi? Gabimet e së kaluarës mos vallë ta bëjnë të ardhmen të duket e zymtë?
SË PARI, "Duaje gjithnjë veten"! Rrite vetëvlerësimin brenda 30 ditësh dhe bëj të prekshme shumë përfitime që do të të ndryshojnë perspektivën e jetës. Duke përdorur një lloj nxitjeje por me këmbë në tokë, një gjuhë miqësore të shoqëruar me ushtrime praktike, Reklau të ndihmon ta kapërcesh mbingarkesën dhe të ndërmarrësh hapa të menaxhueshëm drejt shndërrimit pozitiv. Dhe, duke mësuar se si të duash veten, me gjithë të metat që ke, do të arrish përfitime konkrete dhe një lumturi të brendshme të qëndrueshme.
Në këtë libër, do të zbulosh:
• Si të ndalosh së nënvlerësuari veten dhe të bëhesh më elastik.
• Si të mos ndihesh fajtor për gabimet dhe të shijosh gjërat e mira.
• Si të ndërtosh marrëdhënie më të mira shoqërore dhe profesionale dhe si të kesh guximin të kërkosh ato që do.
• Si të shprehësh lirshëm mendimet dhe vlerat.
• Si të zbulosh shembuj të dobishëm nga artikujt apo ekspertët.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 216 |
| ISBN | 9789928006356 |
| Published year | 2024 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| I ri | 1 |
Në këtë guidë praktike dhe të drejtpërdrejtë, do të mësosh parime specifike të cilat do të ndihmojnë të ndërtosh marrëdhënie solide, lidhje më të forta, dhe t’i lësh përshtypje jetëgjata cilitdo që takon. Shumica e tyre janë gjëra që i dimë, por është mirë t’i rifreskosh. ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, do të të japë aftësitë që të duhen për të arritur...
"30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën" është udhëzuesi më i përshtatshëm për t'u bërë trajnuesi dhe udhërrëfyesi i vetes suaj. I frymëzuar nga më shumë se njëzet e pesë vjet studimi i filozofive globale, Reklau e ka plotësuar këtë udhëzues të gjithanshëm me ushtrime të përditshme, anekdota plot kuptim dhe hapa të arritshëm. Duke ndjekur planin e tij...