Leopardi View larger

Leopardi

Jo Nesbø BD0613

New product

Përshkrim i shkurtër

NË MES TË DIMRIT, NJË VRASËS VËRTITET NËPËR QYTET. TANI HERRI HOLI E DI. ËSHTË ÇASTI TË VIHET NË NDJEKJE TË LEOPARDIT. PARA SE TË VRASË SËRISH.

More details

11102 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306923

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Oslo. Dy gra u gjetën të vdekura: mushkëritë plot me gjak dhe njëzet e katër plagë në gojë. As edhe një gjurmë krimi. Një rast i përkryer për Herri Holin, komisarin e specializuar në vrasje seriale, alkoolist, burrë i vrazhdë dhe vetmitar. Por sa keq që ka gjetur strehë në Hong Kong për t’i shpëtuar të shkuarës së vet. Vetëm kur i bëjnë me dije se i ati po vdes në një spital, Holi vendos të kthehet në qytet. Dhe menjëherë zbulon një detaj që i trondit nga themelet hetimet: viktimat kanë fjetur në të njëjtën bujtinë mali. Një vrasës, dhelparak dhe egërshan si një leopard, u është qepur këmba-këmbës tërë bujtësve të asaj nate, një e për një: Holi është i vetmi që mund ta ndalë.

Shënim i përkthyesit: Në Norvegji, si në të gjitha vendet nordike, duke filluar nga vitet shtatëdhjetë, është bërë zakon t’i drejtohesh tjetrit me “ti”, edhe kur është fjala për të panjohur. Vetëm në raste shumë të rralla, për të nxjerrë në pah një sjellje tejet të ftohtë e të distancuar ndaj bashkëbiseduesit, dhe ndonjëherë gjatë bisedave me njerëz në moshë të shtyrë, përdoret forma e mirësjelljes “ju”. Edhe pse diçka e tillë mund të kërcasë për veshin e lexuesit shqiptar, vendosëm të ruajmë formën konfidenciale në përkthim, për të mos e cenuar këtë realitet kulturor, duke e përdorur “ju” vetëm në ato pak raste që shfaqet në origjinal.

REVIEW

“Një thriller mbresëlënës, trullosës, plot të papritura që befas ndryshojnë gjithçka”, - CARLO LUCARELLI

Data sheet

ISBN9789994306923
RedaktoriKlodiana Metani
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanMister&Thriller
I ri1