Festat me Living

Ariola Ocka, Gentian Minga, Xhani Shqerra BLV0008

New product

Përshkrim i shkurtër

E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.

More details

1002 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN978 9928 4236 7 2

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Guida e muajit festiv, histori, receta dhe dekore. E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi. Por një botim që futet në shpirtin e festave, duke tentuar të shpjegojë se përse përgjatë një muaji fëmijë e të rritur besojnë tek magjitë: të parët tek një babagjysh që do të vijë në mesnatë dhe do u sjellë lodra dhe shumë gjëra të mira si shpërblim se janë sjellë mirë në vitin që po shkon dhe të dytët në atë të magjisë, se një çast i vetëm, ai i ndërrimit të viteve do të arrijë të fshijë gjithë të këqijat dhe të hapë rrugën që shumë ëndrra dhe shpresa të nisin të shndërrohen në realitet. Një lloj rinisjeje nga e para. Një rifillim me shumë plane dhe ëndrra që i thurim dalëngadalë përgjatë një muaji, që nga ai çast magjik kur ndizen dritat. Zbuloni më shumë se 60 receta festive që ju sjellin një stinë të mbushur me çaste të paharrueshme. Shtojini argëtimit tuaj edhe meny frymëzuese festash dhe histori e rrëfenja me Babagjysh. Gatime tradicionale, por edhe ide të thjeshta për pjata të sofistikuara. Kthejeni shtëpinë në një vend magjik ku festat ëmbëlsojnë çdo ambient. Organizohuni sipas një plani festiv me një kalendar, ide për zbukurime dhe kartolina.

Data sheet

pages150
ISBN978 9928 4236 7 2
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë