Ismail Kadare nje disidence letrare

Jean-Paul Champseix A-000711

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky studim i botuar ne shqip sjell nje kendveshtrim tjeter per metoden anti-realizem socialist ne vepren e shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare, - nje debat i madh per korpusin letrar kadarean. Autori ka punuar gjate me vepren e Kadarese dhe njohjen e artit dhe letersise gjate sistemit komunist. Vlera e ketij studimi rritet ne aspektin krahasues me vende te tjera ne Lindjen komuniste dhe ne Perendim.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928342270

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Nië nga veçoritë e kësaj krijimtarie konsiston në atë se është shume e kontekstualizuar, në një sërë nivelesh. Gjer në vitin 2000 u shkrua në shqipëri dhe, para së gjithash, për lexues shqiptarë.

Prandaj, tekstet nuk mund të merren shkëputurazi nga spazmnat e regjimit, çka sillte ndërkëmbimin e hapjeve kalimtare dhe të ashpërsimeve të ethshme, duke çuar tekefundit në një izolim obsidional.

Megjithatë, kjo krijimtari kërkonte pareshtur që të emancipohej nga dogmatizmi dërrmues i realizmit socialist. Ndërkaq, ajo nuk synonte të arratisej në ndonjë univers të huaj ndaj diktaturës, përkundrazi, të shpie aty vazhdimisht.

Ajo fiton një logjikë të brendshme gjithnjë e më subversive dora-dorës që regjimi fosilizohet. Sadoqë rëfimi vendohet në Lashtësi, në Mesjetë apo në zemrën e një Perandorie Otomane të trilluar, ai rikthehet përherë në Shqipërinë totalitare, prej çka rrjedh ajo akuzë e përsëritur për "dykuptimshmeri".

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages552
ISBN9789928342270
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIrena Rambi, Bashkim Shehu
I ri1