Mire se erdhe ne Rebibbia View larger

Mire se erdhe ne Rebibbia

Elsa Lila BD0871

New product

Përshkrim i shkurtër

Kengetarja e njohur shqiptare Elsa Lila vjen me nje surprize per te pasionuarit e saj por edhe per te gjithe ata qe kane deshire per t’i shkuar deri ne fund sinqeritetit te nje prej artisteve te vecanta qe ka shenjuar nje brez te tere me pasionin dhe forcen per te jetuar. Permes ketij libri do te njihni nje bote tjeter te Elses dhe do ta donit me shume modelin dhe forcen e saj per te jetuar....

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307395

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

“Ajo ka frikë nga errësira. Mbledh forcat dhe i them: “Mos u shqetëso, mama është këtu me ty, do të jetë me siguri ndonjë ngatërresë”. “Më prit në krevat”. “Mbulohu”. “Erdha”. Me këmbët e varura nga krevati kërkoj shapkat që më ngatërrohen nëpër këmbë sikur të ishin dhjetë të tilla. Fus këmbën e majtë tek shapka e djathtë, dhe pastaj i rrotulloj me këmbë dhe me zor u gjej këmbët përkatëse shapkave përkatëse me zemrën që më rreh fort, po fort. Ngrihem me kurajë, por këmbët më dridhen jo pak, me siguri jam e verdhë në fytyrë, kam shumë frikë. Eci drejt korridorit dy metra e gjysmë të gjatë, që kur ndez dritën, të cilën e gjej vetëm nga memoria muskulore e veprimeve të përsëritura përditshmërish në centimetrat e shtëpisë, korridori më duket, sikur jam në një trip halucinacioni, i gjatë si korridori i një aeroporti internacional. Bum, bum, bum, bum! – Eeerdha! – u them miqve të padëshiruar që vazhdojnë t’i bien dhunshëm me grushte drurit të thatë të derës, gati muzeale për vitet që mbart mbi supe. Vendos syrin tim të ënjtur nga gjumi në syrin magjik të derës, por nuk arrij të shoh kurrfarë gjëje, sepse jashtë është pus. Dëgjoj vetëm disa zëra. Njëri prej tyre papritur bërtet: – “Policia!” “Hapni derën!” “Ky është urdhër!’” 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages250
ISBN9789994307395
RedaktoriBesmira Mino
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1