Elsa Lila lindi në Tiranë më 4 korrik 1981. Muzikën dhe botën e artit e përqafoi që fëmijë, duke frekuentuar rregullisht Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku babai i saj punonte si tenor në korin e Operas. Fillon të këndojë që fëmijë, duke perfeksionuar në mënyrë autodidakte artin e këndimit. Në moshën 15-vjeçare, afirmohet në fushën e muzikës, duke fituar Festivalin në Radio Televizion. Që atëherë vazhdon të jetë aktive në fushën e muzikës si interprete dhe si autore, duke sjellë gjithmonë një identitet të fortë. Eksperimenton edhe në fushën e muzikës baroke në të cilën, ajo ende po punon. Këtë radhë shfaqet si autore e librit të saj të parë, në të cilin rrëfen në mënyrë autobiografike dhe të sinqertë, ditët e kaluara padrejtësisht në burgun e Rebibbia-s në Romë.
Kengetarja e njohur shqiptare Elsa Lila vjen me nje surprize per te pasionuarit e saj por edhe per te gjithe ata qe kane deshire per t’i shkuar deri ne fund sinqeritetit te nje prej artisteve te vecanta qe ka shenjuar nje brez te tere me pasionin dhe forcen per te jetuar. Permes ketij libri do te njihni nje bote tjeter te Elses dhe do ta donit me shume...