Vera kur ime me i kishte syte jeshile View larger

Vera kur ime me i kishte syte jeshile

Tatiana Țîbuleac BDI0642

New product

Përshkrim i shkurtër

Me këtë histori për marrëdhëniet nënë-bir, që bashkon pendesën, pamundësinë dhe brishtësinë, Tatiana Ţîbuleac tregon se talenti i saj lidhet jo vetëm me dramën e fortë, por edhe me stilin dhe narracionin origjinal. Një roman që të prek në zemër dhe në mendje, që gërsheton jetën me vdekjen, në një thirrje dashurie dhe faljeje. Një nga zbulimet më të mëdha të letërsisë së sotme europiane.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366711

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Si ta kapërcesh vdekjen e një motre? Si mund ta falësh nënën, që nuk të ka pranuar kurrë? Si të përballosh sëmundjen e saj, që po e ha të gjallë? Kjo është historia e një vere pajtimi, prej tre muajsh, kur nënë e bir përfundimisht ulin armët, të shtyrë nga vdekja e pashmangshme dhe nevoja për të bërë paqe, midis tyre dhe me veten.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages140
ISBN9789928366711
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiManiela Sota
RomanPsikologjik
I ri1