Dritehijet e nje mendjeje View larger

Dritehijet e nje mendjeje

J. Bernlef BDI0653

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, është ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij. Romani Dritëhijet e një mendjeje është më shumë se një përshkrim i hollësishëm i botës, i parë me sytë e një pacienti me Alzhajmer: është një histori dashurie, që refuzon me kokëfortësi fundin.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366696

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Kjo histori intime dhe mallëngjyese e një të moshuari të prekur nga sëmundja e Alzhajmerit, e merr forcën nga zëri narrativ në vetën e parë i vetë personazhit kryesor.

Fillimisht i qartë, megjithëse i lodhur, 71-vjeçari Marten Klajn jeton me gruan, në Gloucester. Me origjinë holandeze, pasi duruan vuajtjet prej pushtimit nazist të Holandës, ata emigruan në SHBA, ku Marteni shërbeu si nëpunës.

Hutimi i Martenit pasqyron pështjellimin që ndjeu ai dhe e shoqja, Vera, kur mbërritën për herë të parë në Gloucester. Si të gjithë emigrantët, ata u përballën me një gjuhë tjetër, me një vend të panjohur. Por në këtë terren të brendshëm kaosi, çdo përshtatje është mashtruese: momentet ndryshojnë, rregullat nuk janë më të njëjtat dhe gjuha përfundimisht e tradhton. "Kam nisur t'i humb fjalët, siç humbin njerëzit gjak."

Kjo sëmundje e pashërueshme, edhe pse rrallëherë vepron aq shpejt sa te personazhi kryesor i Bernlefit dhe, gjithsesi, pak pacientë mbeten kaq reflektues, e degradon shpejt Martenin.

Data sheet

pages176
ISBN9789928366696
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi
RomanPsikologjik