Doros Antoniadis A-007831
New product
Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366092 | |
Petro Elefteriadhis, polic në Departamentin e Vrasjeve, sapo ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe është gati për një fillim të ri të jetës së vet. Por përpara se të largohet, merr përsipër që të ndihmojë në një çështje të fundit.
Bëhet fjalë për një kufomë, që gjendet në një pozicion si ai i Njeriut Vitruvian të Da Vinçit, me një tatuazh të çuditshëm në gjoks dhe mban një poezi me numra në krye të çdo strofe.
Në përpjekjen e tij për të zbuluar krimin, ai i drejtohet një historie që ka ndodhur njëzet vjet më parë në Selanik, ku një student i psikologjisë ndihmon një vajzë që t'i shpëtojë përndjekësit të saj maniak.
Sa më shumë që kalojnë orët, Eleftheriadhis zbulon fakte dhe prova që do t'i ndryshojnë jetën shumë më shpejt nga sa mendonte.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 228 |
| ISBN | 9789928366092 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kleo Lati |
| Roman | Mister&Thriller |
Një tjetër triller policesk me enigma matematikore, në të cilin, personazhi qendror Petro Eleftheriadhi, thirret për ta zbardhur një çështje, dy vjet para ngjarjeve të cilat lexuesi do t'i njohë në romanin "Në syrin e demit".