Vincent View larger

Vincent

Barbara Stock A-006073

New product

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vincent-i ka një ëndërr: të krijojë një shtëpi artistësh për vete dhe për miqtë në Arlë. Por ëndrrat e tij janë të paracaktuara të përfundojnë në kosh: çrregullimet mendore nga të cilat vuan, ia vështirësojnë deri edhe aftësinë për të pikturuar. Megjithatë, Vincent-i mund të mbështetet te dashuria pa kushte e vëllait, Theo-s, i cili e përkrah dhe e nxit të ecë përpara.

Idetë e Van Gogh-ut për suksesin dhe peripecitë që përballoi, përshfaqin sot një këndvështrim edhe më domethënës, veçanërisht në periudhën aktuale të individualizmit dhe konsumizmit.

Barbara Stock ia del në mënyrë të përkryer sipërmarrjes së vështirë për t’i transformuar përvojat e një artisti të shekullit të nëntëmbëdhjetë në një histori me plot kuptim për epokën tonë.

“Nuk mund ta krijoj katërcipërisht pikturën time, përkundrazi; ndërkaq atë e kam gjetur te vetë natyra, tani bëhet fjalë vetëm që të mund ta fiksoj brenda saj.” - Vincent

Vincent Ëillem van Gogh, autori i plot 864 pikturave dhe më shumë se 1000 vizatimeve, pa llogaritur skicat e panumërta të nisura, por të papërfunduara, sa gjenial po aq dhe i pakuptuar në jetën e vet, ka ndikuar thellësisht në artin e shekullit XX. Pasi kaloi shumë vite nën çrregullime të shpeshta mendore, vdiq në moshën 37-vjeçare nga një plagosje më armë zjarri, me shumë gjasa e shkaktuar prej tij vetë. Në atë kohë veprat e tij ishin shumë pak të njohura e shumë pak të vlerësuara.

Barbara Stok është një nga autoret më të famshme holandeze të novelave grafike. Përkorja e veprave të saj, bashkë me stilin e të shkruarit dhe vizatimit, bënë që të nderohet me çmimin Stripschapprijs, një nga më prestigjiozët e botës së piktorëve holandezë. Përveçse bashkëpunëtore në revista e gazeta, ajo është gjithashtu autore e tetë librave.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
RedaktoriSejdin Cekani
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArlinda Hovi Dudaj
I ri1