Rhys Bowen BOT0692
New product
E ardhmja e një gruaje përcaktohet nga fati dhe zgjedhja në një roman mbresëlënës gjatë Luftës së Dytë Botërore për rrezikun, triumfin dhe shanset që i jepen individit që nuk dorëzohen. Kjo histori e rrallë vjen nga autorja bestseller e The New York Times, Rhys Bowen, e njohur për sagat historike.
10 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928005830 | |
Londër, 1940.
Bombat bien dhe bota e Josie Banks shkërmoqet. Burri i saj, Stan, është i pakapshëm, sepse është i thirrur në shërbim. Shtëpia e saj kthehet në një gërmadhë rrënojash dhe hiri. Shefi i dashur i Josie-t është vrarë dhe vetë Josie është plagosur, pa mbetur asgjë dhe pa zgjidhje se ku do të shkojë.
E evakuuar në fshatin anglez, Josie përfundon në vilën e aristokratikes Miss Harcourt, një mikpritëse ngurruese e të mbijetuarve.
E mahnitur nga peizazhi i mrekullueshëm, Josie sheh mundësitë që ofrohen. Josie e bind zonjushën Harcourt që ta lejojë të hapë një dyqan çaji modest, duke e parë atë si një shans për të gjithë për të filluar përsëri jetën.
Kur Josie takon Mike Johnson, një pilot i pashëm kanadez i vendosur në një bazë bombarduese, një intimitet në rritje i sjell asaj një paqe të brendshme që nuk e ka ndjerë kurrë më parë. Pastaj Stan kthehet nga lufta.
Tani një kërcënim duket më i madh nga sa e imagjinonte Josie. Dhe një sekret i rrezikshëm është gati të përmbys përsëri jetën e saj. Guximi i saj do të vihet në provë nëse ajo do të dalë, si një e mbijetuar, triumfuese.
REVIEWS
"Rhys Bowen është një dhuratë për të gjithë ata që pëlqejnë mënyrën fantastike të shkrimit, personazhet e ndërlikuara e me ngarkesë emocionale dhe një fabul që të rrëmben qysh në fjalët e para."
– Louise Penny, autore e serisë së romaneve Kryeinspektor Gemashi, bestseller #1 të New York Times.
"Jashtëzakonisht interesant."
– Publishers Weekly
"Libër vërtet tërheqës."
– Kirkus Reviews
"E mban lexuesin të mbërthyer deri në fund."
– Portland Book Review
"Argëtim i bashkuar me intrigë intelektuale dhe situatë realiste për të cilat Bowen ka fituar çmime dhe ndjekës besnikë."
– New York Journal of Books
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 400 |
| ISBN | 9789928005830 |
| Shtëpia botuese | Where the sky begins |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nikolla Langore |
| Roman | Sagë&Histori |