Pak kohe per poezi

Genta Hodo GHO0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Poezia ka mjete dhe forma te shumta qe mund te komunikoje me lexuesin e saj pervec fjales me fuqine e saj tingullore apo imazhet qe prodhon. Nje menyre te vecante ka zgjedhur edhe Genta Hodo, e cila ka shoqeruar te gjithe reflektimet e saja te mikrokozmosit ne mjedisin qe jeton edhe me fotografi, duke e bere me te receptueshem per lexuesit kete prurje te pazakonte poetike.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928807526

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Parathënia e librit
Është hera e dytë që ulem për të shkruar këtë parathënie. Hera e parë qe përpara më shumë se një viti. Nëse do të prisja edhe një vit tjetër për ta botuar këtë përmbledhje me poezi, me siguri do të ulesha ta rishkruaja sërish. Dhe me gjasë, disa poezi përmes të cilave vendosa të tregohem bujare dhe mirëkuptuese me veten time të dikurshme, do t’i hiqja sërish nga ky botim, një nga një, derisa të mbeteshin vetëm dy-tri poezi më të reja dhe botimi kësisoj nuk do të ishte e mundur të bëhej.

Kam më shumë se një vit që mendoj e bisedoj për këtë përmbledhje poezish, e para për mua. Në fakt, kam njëzet e katër vite që mendoj për këtë përmbledhje poezish. Poezinë time të parë fare, e cila është gjithashtu e para në radhë në këtë botim, e kam shkruar kur isha gjashtë vjeçe. Të dytën, e cila është poezia përmbyllëse e këtij botimi, e shkrova kur isha trembëdhjetë vjeçe.

Midis këtyre dy poezive, gjithçka bëja ishte t’u çaja veshët prindërve dhe të afërmve duke u recituar: “Një ditë të bukur, pashë një trëndafil…” dhe pastaj të prisja prej tyre të njëjtin reagim habiplotë si herën e parë kur ua kisha treguar atë dystrofësh.

Sot, kur jam ulur të shkruaj këtë parathënie, kam më shumë se dy vjet që nuk arrij të shkruaj një poezi për së mbari. Hera-herës përpiqem dhe diçka del; ndonjë strofë, jo më shumë. Por asnjëherë gjatë këtyre viteve të fundit nuk ia kam dalë ta përfundoj poezinë që kam nisur. Ndonjëherë e besoj vërtet se dëshira për të shkruar prozë saktë dhe në mënyrë efektive i ka shushatur muzat e mia të dikurshme. Mbase vërtet nuk mund të jesh prozator dhe poet njëherësh. Por, këto nuk kanë rëndësi.

E rëndësishme për mua ishte të gjeja një narrativë të qëndrueshme në tërë këto poezi me shumë diferencë kohore nga njëra-tjetra. Secila i takon një copëze të jetës sime, edhe pse nuk e reflekton domosdoshmërisht atë. Megjithatë, secila poezi shëmbëllen me siguri tonin që ka pasur jeta ime në atë periudhë kur është shkruar, kësisoj qe e vështirë t’i vendosje këto krijime krah njëri-tjetrit, pa të krijuar përshtypjen se po lexon dy poetë krejt të ndryshëm.

Gradualisht, ndërsa provoja të gjitha variantet e pranëvendosjes, fillova të kuptoja se po e kërkoja përsosmërinë në perspektivën e gabuar. Konsistenca është thelbësore në një vepër; më lejoni ta përforcoj se unë jam mëse e vetëdijshme për këtë. Por, nga ana tjetër, kur ke të bësh me krijime që nuk janë fort të vetëdijshme për motivet e veta, kur ke arritur t’i krijosh pikërisht sepse ke zgjedhur të shkosh ku të të çojë rrjedha e tyre, është e kotë të përpiqesh t’i nënshtrosh ato në një narrativë të mbivendosur, të panatyrshme.

Dhe si përfundim, ajo që do të lexoni në faqet që vijnë, është rrugëtimi im i fundit mbi një anije pa timon, i prirë veç prej erërave të paparashikueshme të poezisë. I kam shoqëruar këto poezi me fotografi, ngaqë më erdhi vetiu që të ndiqja strukturën foto-poezi të blogut tim “Përgjumësh”, ku janë botuar më së pari shumë prej këtyre poezive. Në fakt, kur nisa ta përgatisja përmbledhjen, mendoja ta titulloja pikërisht kështu: Përgjumësh.

Por, vetë ideja e të botuarit të një albumi me fotografi dhe poezi, i cili mund të lihet mbi tavolinë dhe të lexohet gjerba-gjerba teksa pi kafenë përpara se të shkosh në punë, m’u duk tejet e përshtatshme për natyrën e kohës në të cilën jetojmë. Kështu, nisur edhe nga vargu i një prej poezive të përfshira në këtë përmbledhje, i rashë në të se një poet modern nuk mund ta shpërfillë kohën në të cilën jeton, nuk mund të shtiret sikur nuk e di se mjetet e komunikimit modern na kanë supershpërqendruar, nuk mund ta gënjejë veten deri në atë pikë sa të kujtojë se njerëzit kanë nge të pafundme për të qëndruar me orë mbi një poezi në përpjekje për t’ia nxjerrë fundin.

Unë besoj se të gjithë do të gjejnë fragmente të vetes, ose të rrethanave të tyre, nëpër këto poezi. Është një përmbledhje e shkurtër, e cila përpiqet të jetë e drejtpërdrejtë dhe e kuptueshme, jo ngaqë nuk beson se do të arrijnë ta kuptojnë, por ngaqë e di sa shumë është zhvlerësuar paraja përpara monedhës së kohës ditët e sotme, ndaj kërkon ta nderojë këtë të fundit. Jepini vetes pesë minuta për të pirë një kafe, përpara se të zhyteni në centrifugën e ditës dhe lexoni ndonjërën prej këtyre poezive.
Autorja

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages84
ISBN9789928807526
RedaktoriDorina Basha
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1