Per te gjithe ata qe kane lexuar...
Viewed products
Fitimi i parasë është pjesë e serisë...
Libri ka pasqyruar me mjaft mjeshtëri ndjeshmërinë, miqësinë dhe dhembshurinë. Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.
Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në zemrat tuaja.
Dnev ishte një vend ku çdo gjë bëhej së prapthi. Ndërsa të moshuarit shkonin në shkollë dhe fëmijët qeverisnin, mbërriti një konteshë tekanjoze që blinte gjithçka...
Billi është në telashe me një djalë në shkollë, që e ngacmon shumë... Për më tepër, përbindëshat e vegjël duan të shkojnë në shkollë bashkë me Billin. Ai nuk do. Por ndoshta, me këta përbindësha vërdallë, gjërat do të shkojnë më mirë sesa kujton Billi.
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori. Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve kur ju vdesin gjyshërit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë. Autori e trajton temën pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
Botim i ri nga autori i librit "Djali me Pizhame me Vija", John Boyne. Një tregim i ngrohtë, gazmor dhe imagjinar nga autori bestseller i librit "Djali me pizhame me vija". Edhe kësaj radhe, Boyne na sjell një leksion të fuqishëm që ndërtohet mbi të bukurën e të qenit ndryshe nga të tjerët...
Nje tjeter liber nga seria fantastike e Konit te autorit Dagmar Hoßfeld vjen ne shqip: Kesaj radhe ka shume surpriza me personazhet tona: Të katërta shoqet marrin mësime hipizimi dhe kalojnë shumë kohë duke kalëruar përgjatë bregdetit. Por.., papritmas, ato bëhen pjesë e një trilleri të vërtetë me kuaj… Çfarë ndodhi vallë?
PARAPAGIM - Seria fantastike Shkolla e miresise dhe ligesise te Soman Chainani vijon me librin e dyte ne shqip, Nje bote pa princa, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Argeta LMG. Librin eshte duke u pergatitur dhe vjen tek ju, te dashur lexues me date 17 nentor 2021
Një himn për librat dhe leximin. Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat, që zgjat për gjithë jetën.
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo është e sigurt se prindërit duan ta zevendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku mendon se do të qëndrojë përgjithnjë. Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm.
Pak rreshta tregojnë një përmbajtje jo të vogël: lumturia që e duam të gjithë, është brenda nesh dhe ka të bëjë me gjërat e vogla që na rrethojnë përditë. Ilustrimet janë mjeshtërore, përrallore dhe na çojnë në një botë të bukur ku zhytemi në natyrë dhe jeta rrjedh ngadalë. Ndaj shikojini me vëmendje dhe do të kënaqeni. Ngjyrat janë tipike vjeshtake.
Seria e Ditarit te Gregut shkon ne vellimin e 16-te dhe vazhdon te mbajne mberthyer lexuesit e vegjel. Kesaj radhe Gregu na vjen si nje njeri qe duhet te sfidoje sportn. Si ecin provat ne basketboll dhe si funksionon skuadra e tij. Keto dhe shume aventura te tjera i gjeni tek vellimi me i fundit qe vjen ne shqip nga Ideart
Një tregim që flet për krijimin e miqësisë kur ndihesh vetëm… dhe shpresës, kur ndjen veçse frikë". Lisa Thompson njihet nga lexuesi shqiptar përmes librit “Djali që mashtroi botën”
Nga gjenia krijuese e J.K. Rowlingut vjen një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë, i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes. Libri vjen tek ju, te dashur lexues, duke filluar qe nga data 17 nentor 2021. Porosite qe tani duke e parapaguar.
Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.
Çfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do te krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tuaj? Nëse do të ishit Frenki Peshku. ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen!
Per here te pare vjen ne shqip nje liber per personazhin e shquar te filmave vizatimor, hajdutin Lupen; perkthyer nga Adrian Beshaj dhe botuar nga Muza. Ky eshte libri i dyte i serise se Lupenit
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.
Gramatika më e vështirë se matematika? Tani, jo më. Në ishullin “GramaTIK-TOK” jetojnë dhjetë banorë gjuhësorë të çuditshëm: emri, folja, mbiemri dhe të tjera pjesë të ndryshueshme e të pandryshueshme të ligjëratës, janë po aq çamarrokë e të mençur, të ndjeshëm e të lezetshëm sa vetë fëmijët.
Një histori vetëm me një fjali. Një rrëfim plot humor e me gabime, në kuptime e në ilustrime, plot me fjalë ngatërreshtare, nga të cilat fëmijët do të gjejnë të saktën fare.
“Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”.
Ky eshte nje liber per femije 9-vjecare; flet per nje djale i cili deshiron qe te behet mbret ne vendin e tij, Katoren. I duhet te kaloje disa prova te veshtira. Do t’i kaloje dot? Dhe a mund te behen “mbret” te gjithe?
Ky libër përmban lloj-lloj historish me princesha dhe jo pak, por janë 26 të tilla. Shoqëruar me ilustrime, nuk ka si të mos jenë më të bukurat. Këtu do të gjeni princesha klasike, por edhe princesha të ditëve tona, princesha zemërmira, tekanjoze, çapkëne, bukuroshe… Këtu është princeshë Firifiu, princeshë Poleta, princeshë Sherazadja, princeshë Zeli,...
Është koha të rikthehemi në portat e qytetit fantastik të Sdikuishtit, për t’u takuar sërish me Kokëdruthin, Kokëtapën, Kokëfirifiun, Kokakomçin, Usta Ipaudhin e të tjera personazhe, që i përkasin një epoke, ku teknologjia ka ecur me hapa viganë.
Përralla dhe tregime të mrekullueshme, argëtuese dhe plot humor... Ruruja, Djelpa, Pushi lepurushi, kanguri Kungu, krokodilja, harabelët Heli dhe Habi janë disa nga personazhet fantastike, që ju vogëlushë do të takoni nëpër faqet e këtij libri.
Një libër krejt i veçantë, poezi e vërtetë në prozë, shoqëruar me fotografi të mrekullueshme bardhezi. Thelbi i librit është kuptimi i vërtetë i jetës, liria e shpirtit njerëzor, që arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të vetvetes. Me të drejtë në Amerikë është bërë bestselleri i shekullit XX.
Xheku duhet të ndihmojë gjyshin që të realizojë një arratisje të guximshme nga shtëpia e vjetër e Matron Suin.