Catalog
Ne kete set librash kemi sjelle dy...
Subcategories
Nje tjeter roman nga Grimvaldi vjen ne shqip permes Botart. Një histori e mrekullueshme e shkruar plot humor, dashuri dhe humanizëm.
Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi ngritjen në art të gjuhës së rrugës dhe kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të cilat kthehen në...
Romani "Biseda mes miqsh" nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një...
Kjo novelë, për nga titulli dhe vendosja e ngjarjeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, na sjell ndërmend mjeshtrat rusë Pushkinin, Tolstoin, Turgenievin të cilët kanë shkruar tregime të shkurtëra, me tituj të përafërt mbi stuhinë dhe borën.
Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.
“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të madh që mbulon një aspekt të romancierit luzitan të panjohur deri më sot nga publiku i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.
Gustav Floberi, ky simbolist i madh i shekullit XIX, ka lënë vepra të papërsëritshme, që vazhdojnë të lexohen me ëndje nga lexuesit në mbarë botën edhe sot. Pa dyshim, "Zonja Bovari" është kryevepra e tij. Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të...
"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
“Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij, Updike krijon një roman me rëndësi të dorës së parë.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Magnason, në këtë vepër fokusohet në rrezikun që i kanoset mjedisit tonë për shkak të ndryshimeve të klimës. E vetmja mundësi për ta parandaluar këtë kanosje “është të hedhësh një vështrim në të kaluarën për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen...“ Duke e përcaktuar këtë situatë si kaotike ai shtron pyetjen se çfarë po ndodh me planetin tonë në...
Roman pjesërisht autobiografik Nipi i Wittgensteinit me nëntitullin "Një miqësi", i Thomas Bernhardit përshkruan marrëdhëniet e pazakonta mes narratorit, një shkrimtari jo dhe aq i ndryshëm nga Thomas Bernhard dhe nipit të jashtëzakonshëm, por të çmendur, të filozofit të famshëm Ludwig Wittgenste
Të gjitha tregimet e këtij libri janë vendosur pak shumë nën shenjën e një teme, të cilën do ta cilësoji metafizike. Qysh nga Epi i Gilgameshit, problemi vdekjes është një temë që nuk i ndahet letërsisë. Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor- lindor, me një ngjyrim ironik...
Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.
Ky libër përfshin dramat: Makineria Hamlet, Kuartet, Breg deti i plaçkitur, Medeamaterial, Peizazh me argonautët, Drama e zemrës, Une jam engjelli i deshperimit, Engjelli fatkeq, Projekti 1975
Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, - duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem
Ky eshte versioni modern i Robin Hudit, - ku Arsen Lupeni eshte mjeshtri i vjedhjes se gjerave me vlere, duke u kthyer ne makth per te pasurit. Historite e tij jane tejet mbreselenese prandaj ky roman ka mbetur si nje nga bestslerr-at klasike me te arritur per hajdutin xhentellmen, i cili tashme vjen ne shqip permes perkthimit te Altin Hoxhes dhe i hedhur...
Shtepia botuese Fan Noli sjell te plote ne tre vellime sagen tragjike Arkipelagu Gulag, i cili kosiderohet si “investigimi letrar” me i plote per krimet e Stalinit ne Bashkimin Sovjetik
“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
"Djaloshi i Rikshës" është ndër romanet më prekëse dhe të suksesshme shkruar nga një prej autorëve më prodhimtarë të letërsisë moderne kineze. Lao She shquhet për portretizimin e gjallë të personazheve, si dhe për një mënyrë dinamike dhe thumbuese në stilin e tij shumë tërheqës.
Romanin “Vallja e të vdekurve” ia kushtoj shokut tim Gani Qeraxhiut. E kam njohur në 4 korrik të vitit 1959, ditën që u grumbulluam në Pashaliman dhe pas fjalës “rrugë të mbarë” të kundëradmiral Teme Sejkos, me anijen “Irgis” udhëtuam nga Vlora në Odesë e më tej me tren në Leningrad. Ishim kontigjenti i kursantëve që do të studionim në Institutin e...