
Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel

Ra ky mort e u pamë është një libër nga Ismail Kadare i shkruar në formën e ditarit, dhe që doli në vitin 2000. Libri i është kushtuar Kosovës dhe luftës atje gjatë viteve të 90-ta. Libri është botuar nga Onufri në Tiranë në vitin 1999 dhe përmban 249 faqe. Libri është shkruajtur në gjuhën shqipe.
Me Perëndimin apo kundër tij? Është pyetja që ndoshta më së shumti është përsëritur në këtë gadishull të vjetër. Ka qenë shtruar, me sa duket, qysh me ndarjen e Romës nga Bizanti, në fillim të mijëvjeçarit të dytë për t’u përtërirë në mes të tij, atëherë kur një forcë e tretë, e vrullshme si një luan i ri, iu sul dy mbretërive të vjetra, Perandoria Osmane.
“Spiritus” është zbulimi se, edhe në fazën e ngrirjes më të madhe të tij, miti nuk ka reshtur së rrjedhuri, nëntokësor dhe i fshehtë, por i paasgjësueshëm, madje as me teknikën policeske moderne. (...)
Ashtu si eseja për Eskilin është, pak a shumë, një pasqyrim i fatit të Kadaresë, këto mendime për Prometheun modern shkojnë drejt një refleksioni për rolin e artistit e të shkrimtarit, që, nëpërmjet veprës së vet, i jep një pasqyrë njeriut të përjetshëm dhe i ruan kujtesën përballë atyre që duan ta nënshtrojnë e ta fusin nëpër kallëpe.
Why did the taxi crash on the autobahn in Vienna?Who exactly were Besfort Y and Rovena, the mysterious couple who died after being flung from the back seat?How was Besfort connected to the war in the Balkans? And why was his affair with Rovena clouded in jealousy and mistrust?Who wanted them dead?This is the story of the last forty weeks of their lives -...
Twenty years after the end of the Second World War, an Italian general is despatched to Albania to recover his country's dead. Once there he meets a German general who is engaged upon an identical mission, and their conversations brings out into the open the extent of their horror and guilt, newly exacerbated by their present task. As they descend from...
The Palace of Dreams is Kadare's macabre vision of tyranny and oppression, and was banned upon publication in Albania in 1981.
It is the fifteenth century and war looms. The people of Albania have refused to negotiate with the Ottoman Empire and they know their fate is sealed. As they take refuge in a fortress in the mountains, the army arrives and prepares to lay siege to the Christian citadel.
Platforma me e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka perzgjedhur tre prej librave me te shitur te shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare dhe i ka vendosur ne nje set, - edhe si nje rekomandim per te gjithe ata qe duan te njihen me korpusin kadarean, permes romaneve qe vlereson me teper lexuesi. Ky set me titujt: “Pallati i ëndrrave”, “Kronikë në...
Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.
Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë
Vajza e Agamemnonit, që më vonë do të përbënte pjesën e parë të një diptiku, u shkrua në vitin 1985 me titullin fillestar “Vajza e mesme e Agamemnonit”. Është një nga dorëshkrimet e nxjerra jashtë shtetit, siç e shpjegon botuesi francez Claude Durand, për t’u botuar atje në rast se rrethanat do ta kërkonin.
Ky është një vëllim me tregime, shumica e tyre të shkruara gjatë vitit 90, por që kanë zanafillën në subjekte të shkruara më parë apo të përpunuara. Këtu vjen mjeshtëria e Kadaresë si tregimtar