Fatbardh Rustemi – Amursi BXH0061
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789928035936 | |
E sotmja, veprimi, historia dhe vlerësimi i mendimit të kundërt, kundërshtia përplot vlerë bëhet një shenjt i vërtetë dhe ndërkaq nuk e duron shenjtin. Nuk e harron ditën e paharruar të veprimit të zgjuar, atë ditën kapitale kur u hap fjala se politikani ishte njeri i zakonshëm. Mirëpo dikush pat thënë se te njerëzit që shenjtërohen nuk gjykohen kur marrin vendime. Dhe të nesërmen për herë të parë ndihet i dyzuar dhe i acaruar, sikur t’i kishin marrë skeptrin e fatit. Ngjit shkallët me të shpejtë me fytyrë të murrëtyer dhe shpërthen me cinizëm! Nuk ishte klithmë vulgare, as e heshtur dhe as e vetëpërmbajtur. Por është një zemërim i ligjshëm...
Një subjekt në dukje i ndërtuar me shije dhe një botë e ndërkryer shpirtërore, pa të meta dramaturgjike dhe me pikë kulmore tejkalimin e vetvetes. Mund të vihet re te shkrimtari një nënvetëdije e pafajshme. A nuk duket se është i fshehur një politikan plot aspirata brenda vetes sonë? Ndaj dhe kemi një qëndrim mjaft njerëzor për karakteret, madje edhe për gjërat që duken absurde, apo lajthitje prej mosdurimit të madhështisë së tjetrit, pa harruar se gjithçka mund edhe të pritet ftohtë...
| Lloji i botimit | Hardcover |
| pages | 290 |
| ISBN | 9789928035936 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |