I ri Dialoge Borges - Sabato Shiko më të madhe

Dialoge Borges - Sabato

Grup autorësh AGA0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy protagonistët e librit kanë lirinë për t’i prekur të gjitha temat e të gjitha kohëve, duke shpalosur idetë për miqësinë, shoqërinë, filozofinë, letërsinë, filmin, teatrin, muzikën, pikturën, arkitekturën, historinë, magjinë, vetëvrasjen, ëndrrën, jetën, vdekjen, antikën, bashkëkohësinë dhe gjithçka tjetër, duke përjashtuar vetëm një temë: politikën. Gjithçka mund të shkojë mirë pa atë temë, e cila, si gjarpri i "Gjenezës", pati helmuar miqësinë e tyre për rreth njëzet vjet. Këta dialogë nuk janë kompeticion intelektual, por kontribut gjenial.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789928449818

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri “Dialogë: Borges – Sábato” i kompiluar nga Orlando Barone është libër i veçantë për dy arsye: së pari, sepse vulos pajtimin mes dy autorëve të mëdhenj botërorë, të cilët ishin ndarë për shkak të bindjeve politike dhe, së dyti, sepse sjell te publiku mënyrën private të bisedave të urta mes tyre. Zgjedhja e fjalës dialog si përcaktues i natyrës së këtij koleksioni konverzacionesh, siç e thotë edhe Barone, u bë nga dy protagonistët e këtij libri, për të krijuar një lidhje me kohën kur bisedat nuk ishin “pallavra”, por kishin thellësi filozofike, siç na e dëshmojnë dialogët e Platonit. Me zgjedhjen e dialogut, ata të dy, në mënyrë të tërthortë, përjashtuan të tretin, i cili, siç do ta shihni, i vetëdijshëm për gjigantët që ka përpara, nuk arrin t’i udhëheqë, prandaj vendos që thjesht t’i shohë, t’i dëgjojë, t’i adhurojë dhe, sigurisht, t’i regjistrojë. Vetëm tash, kur e mbajmë këtë libër në duar, e kuptojmë se çfarë do të kishim humbur pa idenë e Barones për takimin dhe regjistrimin e këtyre dy shkrimtarëve dhe dijetarëve enciklopedikë, të cilët në dialogët mes tyre krijojnë një rrjet tematik ku kapërthehen dilema dhe dëshmi nga antikiteti deri në bashkëkohësi.

Përfundimi i këtij libri, ndërron pozicionet mes miqve. Derisa në bisedën e shtatë Borhesi habitet sesi miku i tij mund të ketë frikë nga vdekja, për të cilën Sabato thotë se ndjen vetëm trishtim (mërzi), sipas dëshmisë së ideatorit të takimeve, është Borhesi ai që ndjen një mërzi dhe frikë para këtij sulltani që ia ndërpret rrëfimet në natën e shtatë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe149
ISBN9789928449818
Titulli origjinalDiálogos Borgos Sábatos
RedaktoriAg Apolloni
Viti i Botimit2018
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOrjela Stafasani