Letersia dhe miti Shiko më të madhe

Letersia dhe miti

Osman Gashi A-006215

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në librin “Letërsia dhe miti” Osman Gashi zhvillon një dialog me letërsinë botërore dhe atë shqiptare, për t’i parë fenomenet, format dhe funksionet e tyre. Duke i shtyrë kufijtë kohorë sa më larg, interesimi i tij nis me mitin përtej të cilit nuk shkohet dhe nga i cili lind problemi i kohës.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789951632164

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Studimi i Osman Gashit tregon interesim për fenomene që e preokupojnë lexuesin gjithmonë, duke mos ngelur peng i një metode apo i një objekti.

Prandaj, ky libër mund të lexohet edhe si një sugjerim për studime të pakufizuara, sepse e pakufizuar është vetë letërsia. Sa më shumë që teleskopët tanë bëhen të përsosur, gjithësia bëhet më e madhe, thuhet diku brenda këtij libri, i cili është një sprovë për përmirësimin e “teleskopit” të shkencës së letërsisë shqipe.

Libri përbëhet nga tekste teorike (Mitet dhe mitologjia), analitike (Miti dhe kujfijtë e letërsisë, Miti dhe letërsia – dimensionet e kohëhapësirës, Parabola mitike, Romantizmi evropian dhe mitologjia greke etj.), krahasuese (Serembe dhe Leopardi, Lasgush Poradeci dhe Alfred de Myse, Dy skaje të prirjeve avangardiste dhe Vepra e Fishtës dhe tradita letrare botërore), problematizuese (Moderniteti dhe rizbulimi i vetvetes) dhe sugjeruese (Periodizimi i letërsisë dhe inkonsekuencat dhe Mësimdhënia e letërsisë dhe imazhet e diversitetit).

Libri fillon me vrojtime teorike, pasohet nga tekste analitike dhe mbyllet me tekste pragmatike.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe354
ISBN9789951632164
Viti i Botimit2014
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri