Blerina Rogova Gaxha A-006186
Libër i ri
Me këtë libër autorja na sjellë një pasqyrë të plotë me metodën intertekstuale të prozave të Ismail Kadaresë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | OM | |
| ISBN | 9789951632232 | |
“Format e prozës së Kadaresë” i Blerina Rogova-Gaxha është libri i saj i parë teorik, i cili është formësuar në dy rrafshe, në Teorinë e formave dhe në Modelet letrare të universit kadarean.
Në pjesën e parë jepen nocionet dhe konceptet themelore teorike në pikëpamje të formës letrare.
Kurse, pjesa e dytë strukturohet në dy plane; plani i parë aplikon dhe ilustron principet teorike në modelet konkrete të prozës fiksionale të Kadaresë, kurse shqyrtimi i dytë prek prozën eseistike: Teoria, proza, eseja.
Libri realizohet nga hyrja gjeneralizuese mbi teoritë e formave letrare, duke u shtruar pastaj në tekstin specifikues e analizues.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 113 |
| ISBN | 9789951632232 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Poezi mendimtare, që tregon pjekjen dhe kapërcimin përtej shkrimit poetik. Delli poetik megjithëse i pranishëm edhe në librat e mëparshëm, tashmë del në veçantinë e tij.