Fan Noli BD0026
Libër i ri
Në këtë vëllim janë paraqitur disa studime mbi veprën dhe personalitetin e Fan Nolit nga autorë si: Faik Konica, Aleks Buda, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Ernest Koliqi etj.
10 Artikuj
Historia e Skënderbeut është një vepër shkencore e nivelit shumë të lartë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e autorëve të shumtë që kanë shkruar mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopen tonë kombëtare.
Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të...
Në vëllimin Vepra I përfshihen: Albumi 1, Albumi 2, Poezitë e para dhe parafrazat e fundit, Prozë poetike, Israilitë dhe filistinë, si dhe Rubairat.
(Disertacioni i Fan Nolit, 1945, mban titullin e shkurtër, asnjanës në pikëpamjen emocionale, George Castrioti Scanderbeg, dhe është shkruar duke respektuar përpikërisht kërkesat e didaktikës së një doktorate. Mund të konsiderohet një model i shkrimit akademik edhe për brezat e sotëm, si për thellësinë e kërkimit, ashtu dhe për formën e paraqitjes.