Perzgjedhje midis alternativash ne standardizimin e gjuhes Shiko më të madhe

Perzgjedhje midis alternativash ne standardizimin e gjuhes

Janet Byron A-000344

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103485

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I cituar shumë herë, i kritikuar e në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kohës për pikëpamjen themelore të autores, se në “bazën e shqipes standarde qëndron dialekti i toskërishtes”, vjen për herë të parë i përkthyer në shqip, punimi i Janet Byron, i shkruar më 1976, me analiza të holla, të trajtuara në sfondin e një njohjeje të thellë të teorive moderne rreth procesit të standardizimit të gjuhëve në shoqëritë në zhvillim dhe të një njohjeje po aq të mirë të proceseve të vetë shqipes. Libri përmban një analizë tërësore dhe sistematike të kritereve mbi bazën e të cilave janë kryer përzgjedhje të ndryshme standardizuese në të gjitha nivelet e gjuhës shqipe. A ishte dialekti i elitës, i përbashkësisë së formave, kriteri estetik apo ndonjë tjetër, faktori vendimtar në përzgjedhjen e bazës dialektore të standardit në gjuhën tonë? “Çështja e bazës dialektore të shqipes standarde,- shkruan autorja,- është në të vërtetë çështja e përzgjedhjes midis alternativave të mundshme: këtu rrekemi t’i përgjigjemi pyetjes se cili prej dialekteve është zgjedhur si bazë e variantit standard. Gjatë viteve të hershme të qeverisjes socialiste ka pasur një marrëveshje unanime për këtë çështje, por në dhjetëvjeçarin e fundit, pikëpamjet e studiuesve rreth kësaj çështjeje kanë ndryshuar... Çështja e dytë lidhet me qëndrimin zyrtar ndaj dialekteve; siç do të vihet re, ai ka një peshë të konsiderueshme në standardizimin e gjuhës.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe278
ISBN9789928103485
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë