Cmim i reduktuar! Set 3 libra, Magjia e Paulo Coelhos Shiko më të madhe

Tri magji te Paulo Coelhos

Paulo Coelho TO0226

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Alkimisti”, “Alef”, dhe “11 minuta” janë tri kryeveprat e Paulo Coelhos, rrëfimtarit më të magjishëm të ditëve tona, të cilat, së bashku, janë dhurata ideale e çdo feste për të apasionuarit pas letërsisë dhe rrëfimit.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bukinist.al ka përzgjedhur një set me 3 libra të Paulo Coelhos, të cilat çdo kush do të dëshironte t’i kishte një bibliotekën e tij. Ne i kemi rekomanduar në periudhë festash, por njëherësh, i propozojmë për dhurata për të gjithë ata që dëshirojnë të lënë gjurmë të përjetshme të miqtë e tyre.

1. Romani “Alkimisti” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë.

Alkimisti është libri që tashmë mban statusin e romanit modern, por në thelb klasik.Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat e Egjiptit.

Gjatë rrugës takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, të cilët e ndihmuan Santiagon në kërkimin e thesarit të vet. Po cili ishte në të vërtetë ky thesar? Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë, dhe vetë Santiago e kupton gjatë rrugës duke hasur pengesa nëpër shkretëtirë. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare, përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e vet. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

2. Romani “Alef” (kliko këtu për të blerë veç librin)

Alef, vepra e Paulo Coelho-s, na fton të hidhemi në veprim. Sepse vjen një çast kur ndiejmë nevojën për të pyetur veten si e jetojmë jetën, a jemi atje ku duam të jemi dhe a bëjmë atë që duam të bëjmë.

Subjekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, në të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.

Pjesa më e madhe e romanit përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberiane me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit.

Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.

Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi të ardhmes.

3. Romani “Njëmbëdhjetë minuta” (kliko këtu për të blerë veç librin)

“Njëmbëdhjetë minuta” rrëfen historinë e një vajze, Maries, nga një provincë e Brazilit, e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë në dashuri. Ndaj dhe që në moshë fare të njomë ajo druhet se s’ka për të gjetur kurrë ndonjëherë dashurinë.

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. Por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm.

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.

Të dhëna

Titulli origjinalToena
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri