Cmim i reduktuar! Set 4 libra, Magjia e Paulo Coelhos, dhurata ideale e festave Shiko më të madhe

Pako dhurate me librat e Coelhos

Paulo Coelho TO0223

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Alkimisti”, “Alef”, “Shkelja e kurorës” dhe “11 minuta” janë katër kryeveprat e Paulo Coelhos, rrëfimtarit më të magjishëm të ditëve tona, të cilat, së bashku, janë dhurata ideale e çdo feste për të apasionuarit pas letërsisë dhe rrëfimit.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH SETIT

Bukinist.al ka përzgjedhur një set me 4 libra të Paulo Coelhos, të cilat çdo kush do të dëshironte t’i kishte një bibliotekën e tij. Ne i kemi rekomanduar në periudhë festash, por njëherësh, i propozojmë për dhurata për të gjithë ata që dëshirojnë të lënë gjurmë të përjetshme të miqtë e tyre.

1. Romani “Alkimisti” (kliko këtu për ta blerë veç librin)

Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë.

Alkimisti është libri që tashmë mban statusin e romanit modern, por në thelb klasik.Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat e Egjiptit.

Gjatë rrugës takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, të cilët e ndihmuan Santiagon në kërkimin e thesarit të vet. Po cili ishte në të vërtetë ky thesar? Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë, dhe vetë Santiago e kupton gjatë rrugës duke hasur pengesa nëpër shkretëtirë. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare, përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e vet. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

2. Romani “Alef” (kliko këtu për ta blerë veç librin)

Alef, vepra e Paulo Coelho-s, na fton të hidhemi në veprim. Sepse vjen një çast kur ndiejmë nevojën për të pyetur veten si e jetojmë jetën, a jemi atje ku duam të jemi dhe a bëjmë atë që duam të bëjmë.

Subjekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, në të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.

Pjesa më e madhe e romanit përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberiane me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit.

Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.

Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi të ardhmes.

3. Romani “Njëmbëdhjetë minuta” (kliko këtu për ta blerë veç librin)

“Njëmbëdhjetë minuta” rrëfen historinë e një vajze, Maries, nga një provincë e Brazilit, e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë në dashuri. Ndaj dhe që në moshë fare të njomë ajo druhet se s’ka për të gjetur kurrë ndonjëherë dashurinë.

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. Por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm.

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.

4. Shkelja e kurorës (kliko këtu për ta blerë veç librin)

“A ia vlen të jetohet një jetë pa dashuri?!”

Linda është 31 vjeçe dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur.

Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Ndërkaq, Lindës fillon t’i rëndojë rutina dhe njëtrajtshmëria e ditëve të saj.

E mundon përpjekja për t’u shtirur e lumtur kur, në të vërtetë, ndihet e plogësht dhe e pamotivuar.

Çdo gjë ndryshon kur takon ish-të dashurin e saj të rinisë së hershme, Jakobin. Gjatë një interviste, Jakobi, tashmë një politikan i suksesshëm, bën të zgjohet brenda saj diçka që kishte kohë pa e ndier: pasioni.

Pas kësaj, ajo do të bëjë gjithçka për të fituar këtë dashuri të pamundur. Do t’i duhet të zbresë deri në fund të pusit të ndjenjave njerëzore për të gjetur përfundimisht paqe me vetveten.

Të dhëna

Viti i Botimit2001-2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiNonda Varfi, Edlira Hoxholli, Durim Taçe, Ilirjana Agalliu
RomanMotivim&Vetëdije