Cmim i reduktuar! Edhe 3 libra te tjere nga George Orwell Shiko më të madhe

Edhe 3 libra te tjere nga George Orwell

George Orwell A-000508

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

 Autori i romaneve te famshem “Ferma e kafsheve” dhe “1984” tashme vjen edhe me vepra te tjera ne shqip. Per te gjithe ata qe duan te shkojne me tej, ne rekomandojme edhe 3 libra te tjere te ardhur ne shqip nga Shtepia e Librit: Dalje per ajer, Lavdi Katalonjes dhe I varfer dhe i pastrehe ne Paris dhe Londer. Me keto libra krijoni ne nje hapesire te bukur te Orwellit ne biblioteken tuaj

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me tre libra permban:

“Dalje per ajer” nga George Orwell

Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për lexuesit, të cilët e kanë zbuluar Orwellin jo vetëm nga romanet Ferma e kafshëve dhe 1984. Ky libër vjen në shqip për herë të parë.

Xhorxh Boulingu përballet me një krizë të shumëfishtë: Ai është mesoburrë, e ka lënë veten të shëndoshet dhe tashmë i kanë rënë të gjithë dhëmbët.  Ai ka një jetë të mesme, bën një punë të mërzitshme duke shitur polica sigurimi - për të cilat pranon se janë biznes dallaveresh - si dhe është një njeri që ka frikë! Frikë nga bombat, nga shkopat e gomës, nga radhët e gjata për të blerë bukë.

Gazetat tabloide e sigurojnë se gjërat janë mirë, se teknologjia i ka mposhtur bombat, ndërsa nuk harrojnë të raportojnë me bollëk për vrasje makabre dhe... për martesën e Mbretit Zog, diku larg, atje nëpër botë. Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës, e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër, banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme dhe të medias tabloide.

Ai kërkon të shpëtojë nga të gjitha këto, duke u kthyer pas në kohë, te një vend ku ishte gjithmonë verë, ku dilte për peshk, sepse “peshkimi është e kundërta e luftës” dhe ku nuk kishte rrjete supermarketesh, as bythëlëpirje te shefi, as telendisje të punëtorit; një botë ku nuk kishte Hitler.

Orwelli e shkroi këtë libër në kohën kur gjendej me pushime në Marok, nga shtatori i vitit 1938 deri në mars të vitit 1939, ku kishte shkuar për mot të ngrohtë, pasi ishte sëmurë. Romani u planifikua të përkthehej dhe të botohej në shumë vende të Evropës (ku disa sharje për Hitlerin pritej të hiqeshin nga teksti), por ato plane dështuan për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Lavdi Katalonise” nga George Orwell

Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat.

Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa sikleti i mungesës së duhanit në mes të stresit të luftës të hedh në këmbë dhe të bën të ndezësh edhe ti një cigare sa për t’u siguruar se nuk të mungon. Shpresa e tij për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë edhe ty.

Ndërsa qëndronte në llogore, kryesisht pa bërë asgjë të vlefshme për demokracinë, siç e përshkruan ai pjesëmarrjen e tij në luftë, Orwell qëllohet në qafë nga një plumb i hedhur nga një snajperist nga llogoret fashiste.

Përshkrimi që i bën Orwell plagosjes së tij është i tillë sa të shkon dora instinktivisht në qafë se mos plumbi të ka zënë edhe ty vetë gjatë leximit.

“I varfer dhe i pastrehe ne Paris dhe Londer” nga George Orwell

I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.  Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Erebara