I ri Luani dhe njebrireshi dhe ese te tjera Shiko më të madhe

Luani dhe njebrireshi dhe ese te tjera

George Orwell A-008538

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. Eseja Luani dhe njëbrirëshi u shkrua në një kohë kur Britania e Madhe po luftonte dëshpërimisht dhe pothuajse krejt vetëm përballë Gjermanisë Naziste. Esetë e tjera, Të vrasësh një elefant, Kujtime nga libraria, Kufijtë e artit dhe propagandës, Letërsia dhe totalitarizmi, Parandalimi i letërsisë, Shpirti sportiv, Çfarë është fashizmi? dhe Ti dhe bomba atomike vijojnë të mbeten të shumëlexuara dhe të shumëcituara në të gjithë botën.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928472809

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

...një aeroplan bombardues është i barabartë në çmim me pesëdhjetë autovetura të vogla, ose tetëdhjetë mijë palë çorape mëndafshi, apo një milion bukë. Dukshëm nuk është e mundur të kesh shumë avionë bombardues pa e ulur standardin kombëtar të jetesës. Luani dhe njëbrirëshi Ja ku isha unë, njeriu i bardhë me pushkën e tij, duke qëndruar para një turme vendasish të paarmatosur, në dukje aktori kryesor në skenë; por në realitet unë isha vetëm një kukull absurde, që shtyhesha para e pas nga vullneti i këtyre fytyrave të verdha. Perceptova në këtë çast se kur njeriu i bardhë kthehet në tiran, është liria e atij vetë ajo që shkatërrohet. Të vrasësh një elefant ...epokat në të cilat arma dominuese është e shtrenjtë, ose e vështirë për t’u prodhuar, do të jenë epoka të despotizmit, ndërsa ato në të cilat arma dominuese është e lirë dhe e thjeshtë, njerëzit e zakonshëm do të kenë një mundësi. Ti dhe bomba atomike Një shoqëri totalitare e suksesshme ka gjasa të krijojë një sistem mendimi skizofrenik, në të cilin, ligjet e arsyes së gjithëpranuar që konsiderohen si të vlefshme në jetën e përditshme dhe në disa shkenca ekzakte të caktuara, mund të injorohen nga politikanët, nga historianët dhe nga sociologët. Parandalimi i letërsisë Kushdo që ndien vlerën e letërsisë, kushdo që sheh rolin qendror që ajo luan në zhvillimin e historisë njerëzore, duhet gjithashtu të shohë nevojën për t’i rezistuar totalitarizmit si një çështje jete apo vdekje, pavarësisht nëse totalitarizmi na imponohet ne apo jo. Letërsia dhe totalitarizmi

Të dhëna

Faqe204
ISBN9789928472809
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Erebara