I ri Lavdi Katalonise Shiko më të madhe

Lavdi Katalonise

George Orwell A-000358

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat.

Më shumë detaje

88 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928464620

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa sikleti i mungesës së duhanit në mes të stresit të luftës të hedh në këmbë dhe të bën të ndezësh edhe ti një cigare sa për t’u siguruar se nuk të mungon. Shpresa e tij për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë edhe ty.

Ndërsa qëndronte në llogore, kryesisht pa bërë asgjë të vlefshme për demokracinë, siç e përshkruan ai pjesëmarrjen e tij në luftë, Orwell qëllohet në qafë nga një plumb i hedhur nga një snajperist nga llogoret fashiste.

Përshkrimi që i bën Orwell plagosjes së tij është i tillë sa të shkon dora instinktivisht në qafë se mos plumbi të ka zënë edhe ty vetë gjatë leximit.

 

Vlerësime:

“Shkrimtari më i madh i shekullit të njëzetë”.

Philip French, Observer

“Një shkrimtar që mbetet kaq fort bashkëkohor edhe sot... Orwell tha të vërtetën”.

Christopher Hitchens

“Ai pa përmes çdo gjëje, sepse ai mund të shihte edhe nga vetja. Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë përpjekur të imitojnë qartësinë e tij të veçantë, por nuk kanë arritur të zotërojnë diçka të krahasueshme me autoritetin e tij moral”.

Peter Ackroyd, The Times.

“Syri i pafajshëm i Orwellit ishte shpesh perceptues dhe shkatërrimtar... një njeri që pa në botën e tij me habi dhe e shkroi saktësisht atë që pa në një prozë të mrekullueshme”.

John Mortimer

“Heroi im”.

Tom Stoppard

“Ai e quajti punë të thoshte të vërtetën, në një kohë kur shumë bashkëkohës të tij besonin se historia kishte dhënë urdhër të gënjenin.... puna e tij vijon të jetë aq e qartë dhe e rreptë, sa edhe në ditën kur u shkrua.”

Times.

“Çdokush që dëshiron të kuptojë shekullin e njëzetë do të duhet të lexojë Orwellin”.

The New York Review of Books.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe272
ISBN9789928464620
Titulli origjinalHomage to Catalonia
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGJERGJ EREBARA