I ri 1984 – Shtepia e Librit Shiko më të madhe

1984 – Shtepia e Librit

George Orwell SHL0040

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kryevepra distopike e George Orwell, 1984, është ndoshta libri më me ndikim i shekullit të njëzetë. Ai vjen me nje tjeter perkthim ne shqip nga Gjergj Erebara

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928472885

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Diku, në një zyrë në Departamentin e Arkivit, në ndërtesën e stërmadhe të Ministrisë së të Vërtetës, Uinston Smithi është zoti në punën e tij; ai rishkruan të shkuarën në shërbim të Partisë, falsifikon statistika apo fshin emrat e të padëshirueshmëve nga arkivi.

Megjithatë, ai është rebel nga brenda, kundërshtar i botës totalitare në të cilën jeton, një vend ku anëtarët e Partisë kontrollohen përmes sistemeve më të avancuara të teknologjisë së mbikëqyrjes dhe përgjimit, ndërsa populli ushqehet me një bollëk lajmesh banale, futboll dhe lotari, si dhe një dozë patriotizmi primitiv, herë pas here, me një luftë që nuk mbaron kurrë në sfond.

Ndërsa kërkon lirinë, ai rebelohet duke hyrë në një histori dashurie sekrete me Julian, një anëtare tjetër e Partisë para se të zbulojë se çmimi i vërtetë për lirinë është tradhtia.

Lufta është një mënyrë për të bërë pluhur në tokë, për të bërë tym në ajër apo për të mbytur në thellësinë e detit, të mira materiale, të cilat, përndryshe do t’i bënin njerëzit tepër komodë dhe për rrjedhojë, në terma afatgjatë, tepër inteligjentë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe440
ISBN9789928472885
Titulli origjinal1984
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Erebara
RomanDistopik & Utopik