Lufta qe i dha fund paqes Shiko më të madhe

Lufta qe i dha fund paqes

Margaret MacMillan PL0160

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër mbetet me vlera të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare dhe botërore. Emri i madh i Macmillan shfaqet edhe në prognozat që dha për çështjen shqiptare pas Luftës së Parë Botërore: Ja se çfarë shkruante: “Pjesa e problemit ishte shqiptarët, të cilët mjaft mirë mund të kishin origjiinën nga banorët zanafillorë të Ballkanit, ishin përzier me sllavo-jugorët e kombësive të ndryshme dhe të feve të ndryshme. Shqiptarët ishin edhe të ndarë në klane dhe sipas fesë, - ata në Jug ishin kryesisht muslimanë, ndërsa ata në Veri ishin në pjesën më të madhe të krishterë, - gjë që më tej inkuraoi fuqitë e huaja të ndërhynin. Përveç kësaj, Austro-Hungaria donte një Shqipëri të madhe për të krijuar balancë kundër shteteve sllave.....

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183217

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pse ky libër ka vlera të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare dhe botërore?

Sapo doli këto dite në treg për lexuesin shqipëtar libri voluminoz “Lufta që i dha fund paqes” i autores britanike me famë botërore Margaret Makmillan dhe atë tashmë mund ta gjeni në të gjitha librarit në Tiranë , por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë si dhe në Prishtinë .

Botimi i këtij libëri jashtëzakonisht të rëndësishëm për historografinë botërore botuar edhe në shqip nga Shtëpia Botuese Plejad dhe përkthyer nga përkthyesja e njohur Ilirjana Angoni vjen si një supriz edhe për lexuesin shqiptarë që me siguri pret i “uritur” për libra të tillë , për faktin e rëndësishëm, sepse për herë të parë një autore e nivelit superior si Margaret Makmillan përmes analizave të ngjarjeve epokale me rëndësi botërore trajton me dashuri dhe respekt edhe historinë e nëpërkëmbur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kur përmend mbiemrin “Makmillan” në Shqipëri shumë njerëz do të kujtojnë menjëherë ish-kryeministrin britanik të viteve ‘50-60. Shumë njerëz e kujtojnë këtë emër për shkak se ai u bë temë debati në bisedën mes Enver Hoxhës dhe Hrushovit në Moskë në 1960, kur Hrushovi i tha Hoxhës se kështu si ju me mua ka dashur të flasë Makmillani. Pastaj pati disa replika për Makmillanin. Ky episod është përfshirë dhe në librin e Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”.

Por mbiemrin “Makmillan” e mban edhe një nga historianet më të të njohura në botë sot, Margaret Macmillan. Zonja Makmillam, profesore në Universitetin e Oxford, është më e njohura nga historianët e sotëm që në librat e tyre shkruajnë shumë edhe për Shqipërinë.

Librat e zonjës Makmillan botohen nga shtëpitë botuese më të njohura të botës dhe për to bëhen recensione nga gazetat dhe revistat e mëdha boterore si “New York Times”, “The Economist”, “The Guardian”,The Wall Sreet Journal,The Globe and Mail ,Spectator, Publisher Ëeekly, The Cristian Science Monitor etj, etj .

Të gjithë botuesit e rëndësishëm të botës do të dëshironin që të kishin një kontratë të privilegjuar për botimin e librave nga shtëpia e madhe botuese “Random House”, të tillë që kjo shtëpi botuese boton në mirëbesim çdo libër që i dërgon autori. Zonja Makmillan e ka një kontratë të tillë. Zonja Makmillan e ka arritur këtë falë autoritetit të saj si studiese, e cila tani në moshën 73 vjeçare është e njohur si një nga historianët më të mëdhenj të shekullit XX, jo vetëm të gjallë por në përgjithësi.

Një nga veçoritë e Zonjës Makmillan si historiane është se ajo merr guximin të shkruajë për tema të njohura për të cilat është shkruar shumë dhe duket sikur nuk ka ndonjë gjë të madhe të re për t’ u thënë, sidomos në libra voluminozë. Në pamje të parë kështu mund t’ i duken lexuesit librat e saj voluminozë “Peacemakers: The Paris Peace Conference of 1919 and Its Attempt to End War” (2001) dhe “Paris 1919: Six Months That Changed The World”(2007). Kjo është një nga temat historike për të cilën mund të jenë shkruar më shumë libra dhe është e vështirë të sjellësh ndonjë gjë të re, si dokument, ose si trajtim. Por Zonja Makmillan arrin që të ketë një këndvështrim të tillë të ngjarjeve që e bën lexuesin t’ i duket se po lexon për herë të parë për ngjarje që ai i ka njohur më parë. Në këto libra ajo bën një studim të thellë të procesit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të negociatave mes fuqive të mëdha, të raporteve të reja që u vendosën mes tyre, dhe të gabimeve që çuan në nisjen e luftës tjetër botërore 20 vjet më pas.

Për shkak të temave që Zonja Makmillam ka trajtuar në librat e saj më të rëndësishëm, Shqipëria zë një vend jo të pakët atje. Kjo ndodh edhe në librat e historianëve të tjerë që shkruajnë për tema të tilla të evenimenteve historike europiane dhe botërore që përfshinë edhe Shqipërinë në një masë apo në një tjetër, por jo, kurrë nga një historian dhe opinon bërës botëror i një rangu kaq të lartë. E veçanta e Zonjës Makmillan është se ajo shkruan për Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se autorët e tjerë të rangut të saj. Dhe për këtë duhet t’ i jemi mirënjohës. Unë kam pasur nderin të jem botuesi i librit të parë të Margaret Makmillan në shqip: “Paris 1919: Gjashtë muaj që ndryshuan botën” disa vite më parë.

Tashmë Plejad sapo ka botuar librin tjetër të Zonjës Makmillan: “The War That Ended Peace: The Road To 1914”(Lufta qe i dha fund paqes.Rruga drejt 1914 ). Me këtë libër Zonja Makmillan përmbyll ciklin e studimit të saj për Luftën e Parë Botërore.

Mund të thuhet se ky libër, së bashku me dy librat e mësipërm, formon një trilogji, ku ky libër i botuar i fundit është si të thuash vëllimi i parë. Edhe në këtë libër Shqipëria ze një vend të rëndësishëm.

Tezat e Zonjës Makmillan për një periudhë historike me rëndësi vendimtare për ndryshimet që pësoi Shqipëria dhe kombi shqiptar, duhet të shqyrtohen me vëmendje nga historianët tanë, sepse pasurojnë historiografinë tonë të asaj periudhe e cila le shumë për të dëshiruar dhe ka mbetur prapa, për fat të keq.

Ndriçim Kulla

 

 

Të dhëna

ISBN9789928183217
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër