Vajza e Tifanisë Shiko më të madhe

Vetëm online

Vajza e Tifanise

Deeanne Gist BLV0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell një tjetër aspekt të luftës së femrës për të arritur ambicjet e saj në jetë: Në një realitet të tillë, në Amerikën e vitit 1893, jeton edhe Flosi Xhejn, e cila bëhet pjesë e “Vajzave të Tifanisë”. Ajo është femra moderne që thyen normat klasike, pasi do të bëjë emër në botën e artit. Lufta për të realizuar vetveten dhe rrahjet e zemrës së saj për fqinjin, përbëjnë boshtin mbi të cilin ndërtohet vepra e Deeanne Gist, e cila ka dalë në qarkullim në SHBA në vitin 2015

Më shumë detaje

101 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216212

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.

Kur ëndrra e tij rrezkohet nga greva e xhamapunuesve, vetëm disa muaj para panairit, ai detyrohet të bëjë një zgjedhje të pazakontë: Punëson vajzat e shkollës së vizatimit të aplikuar në Nju Jork.

E etur për aventurë, Flosi Xhejn shpërngulet në një bujtinë dhe bëhet pjesë e “vajzave të Tifanisë”. Ajo është një vajzë e re, plot hire, e cila përfaqëson edhe brezin e grave moderne, në një kohë kur shumica e “seksit të dobët” qëndron në shtëpi dhe kujdeset vetëm për burrin dhe fëmijët.

Shumë shpejt, Flosi do të mësojë se bota nuk është ende gati t’i mirëpresë gratë e pavarura e, kësisoj, nuk do ta ketë të lehtë të bëjë emër në botën e artit.

Përveç sfidave të pafundme, ambiciet e saj do të kërcënohen edhe nga një element tjetër i rrezikshëm: zemra e saj. Kush do të triumfojë: objektivat e saj apo ndjenjat për fqinjin në bujtinë?

Të dhëna

Faqe475
ISBN9789928216212
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSuela Shala
RomanRomancë&Pasion