Zef Valentini PL0035
Libër i ri
Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789995657161 | |
Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare, për të provuar kështu, në mënyrë rigorozisht shkencore, faktin se kombit shqiptar, në një nivel goxha të kënaqshëm, antikiteti, personaliteti dhe fisnikëria i demonstrohet nga mentaliteti i fuqishëm juridik, jo më pak e ndoshta shumë më tepër se sa dhe nga vetë gjuha e poezisë së tij.
Në të drejtën tradicionale shqiptare, gjejmë një kompleks traditash juridike edhe më lart se sa e drejta civile, por në thellësi edhe më poshtë se ajo, në mënyrë të atillë që, duke ruajtur dhe shpjeguar parimet themelore apo normat e përgjithshme të së drejtës e duke bërë një gjë të tillë në një mënyrë të mahnitshme logjike dhe konstante, të arrijmë të na paraqesin spektaklin e një koncepti thellësisht të vërtetë e special juridik, të ruajtur sipas traditës, për një periudhë jo më pak se 16 shekuj.
Në mbështetje të lashtësisë që nënkupton ky pohim, mund të sjellim disa analogji, të studiuara dhe provuara nga ana e Koliqit, në një punim të tij goxha erudit, mbi të drejtën e kanunit shqiptar dhe të drejtën romake, të përfshirë të plotë në këtë libër.
| ISBN | 9789995657161 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.