Statusi personal në Shqipëri Shiko më të madhe

Statusi personal ne Shqiperi

Zef Valentini PL0032

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995661946

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Qytetet kryesore shqiptare të asaj kohe, ato përgjatë bregut të Adriatikut, e jo shumë larg prej tyre, si Durrësi, Shkodra, Ulqini, Drishti, Lezha dhe Tivari e konsideronin vetveten "latine" (edhe pse Durrësi mund të konsiderohej në një farë shkalle "greke", në kuptimin e ritit ortodoks, ndërsa Vlora, në të kundërt, në një farë shkalle "latine"). Por në çfarë elementesh konsistonte një latinitet i tillë? Sigurisht, në ritin fetar, mirëpo kjo gjë s'përbënte ndonjë dallim kryesor me pjesën e tjetër të vendit. Më tej, në kulturë e në gjuhë, ose të paktën në gjuhën e kulturës. E kur thuhet kulturë është e pashmangshme të mos përfshihen në të edhe institucionet e vetë mentalitetit juridik, që shkon deri në epokën e vjetër imperiale, të mbajtur gjallë nëpërmjet shkëmbimeve të shpeshta tregtare dhe demografike me Dalmacinë, Italinë apo Greqinë, e të rinovuara vazhdimisht nga aktiviteti i noterëve latinë dhe grekë, gjithnjë të pranishëm e aktivë nëpër këto vende. Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane, aq më tepër që gjendeshin në shërbim jo të zotërinjve, por të komunitetit. Falë kësaj veçantie, besojmë se qe e mundur prirja e tyre për institucione të lira dhe për formimin e statuteve lokale, për të cilët ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues.  

Të dhëna

ISBN9789995661946
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiDritan Thomollari