Papa kalisti III, Skenderbeu, Kryqezata dhe Shqiperia Shiko më të madhe

Papa kalisti III, Skenderbeu, Kryqezata dhe Shqiperia

Zef Valentini PL0037

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657185

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin. Për të qartësuar mendimin dhe interpretimin që At Giussepe Valentini i bën prejardhjes, rolit, historiografisë së jetës së Skënderbeut e në mënyrë kurioze edhe gjatësisë së shumë – diskutuar të tij, në libër përfshihet një kapitull i veçantë me titull "Skënderbeu në thjerrzën valentiniane", çka e pasuron atë me një aspekt kritik mjaft të domosdoshëm. Ndërsa për t'i njohur dhe për t'i parë në një perspektivë të përgjithshme dhe historike marrëdhëniet shqiptaro – papnore kemi dashur të jepnim edhe një shtojcë ku përfshihen dokumenta e dëshmi për një kontribut tjetër të rëndësishëm të këtyre marrëdhënieve, atë të një përpjekjeve për çlirimin e Shqipërisë në vitet 1593 – 1596 dhe më vonë, të synuar e mbështetur po njëlloj nga Selia e Shenjtë. Të gjithë këto kapituj, si pjesë e një mozaiku, duhen parë në qëllimin për t'i paraqitur lexuesit një sërë kontributesh, në përforcim të parashtrimit se marrëdhëniet shqiptaro – papnore përbëjnë për Shqipërinë një periudhë afatgjatë, një strukturë përsëritëse të historisë së saj, që ka arritur kështu t'i plazmojë, në pjesën më të madhe edhe vetë identitetin e kulturës. 

Të dhëna

ISBN9789995657185
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër