Zef Valentini PL0033
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
ISBN | 9789995661946 | |
Pjesë nga libri: Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona; kjo falë jo vetëm besnikërisë së kombit për traditat e tij, por besojmë edhe për karakterin organik e logjik të botëkuptimit juridik që ka në bazë dhe të normave themelore që e sendëzojnë këtë traditë juridike. Kanuni ishte pranuar qartësisht si ligji i botës shqiptare për botën shqiptare; gjithsesi ai njihte dhe respektonte çfarëdolloj përkatësie tjetër, të drejtat sovrane të shtetit dhe ato të kishës në fushën shpirtërore. Mbledhja e tij ka qenë për shekuj meritë shumë e qëndrueshme dhe natyrisht e shquar e klerit shqiptar dhe e fetarëve françeskanë që punonin në famullinë a nëpër strehët vorfnore (jetimore) të zonave më të epërme malore. Por në vazhdën e misionit që u ndërmor në Shqipëri, misionarët shkonin në grupe të vogla të përbëra me një a dy etër, pra priftërinj jezuitë dhe me një fetar laik a një tjetër katekist si ndihmës dhe punonin në të gjithë zonën e famullisë gjatë gjithë një stine. Fatmirësisht, që në nisje u vunë të ndjekin shembullin e misionarëve antikë jezuitë, duke i përpiluar pas kthimit të tyre në shtëpi dhe duke i dërguar menjëherë për t'i shtypur shënimet e tyre për qëmtimet gjatë misionit, që ishin aq të pasura jo vetëm me ngjarje e biseda njerëzish, por edhe me informacione të vyera për doket e zakonet, të cilat natyrisht do t'u vlenin shumë edhe misionarëve të ardhshëm. Ndër këto shkrime, ato që kanë të bëjnë me Kanunin dhe me të gjithë përmbajtjen juridike e zakonore kanunore janë nga më të bollshmet e më të vyerat për nga pasuria e hollësive dhe e rasteve, me një nivel saktësie padyshim shumë më të lartë se ato të të gjithë trajtuesve të tjerë paraardhës, të mirëqena edhe nga kuadri metodik i ndjekur në përgjithësi nga kleri katolik për reformën. Në mes të gjithë misionarëve, ata që i sillnin sasi të madhe relacionesh ishin dy drejtuesit e misionit shëtitës që u ndodhën për një periudhë të gjatë të aktivitetit të tij: ishte pra themeluesi i këtij misioni, At Domeniko Paci nga Verona dhe vazhduesi i tij At Francesco Genovizzi nga Bergamo; ata janë edhe më të saktit përsa i përket përshkrimit dhe interpretimit të materialit të mbledhur.
Lloji i botimit | Hard Copy |
ISBN | 9789995661946 |
V. Bot | 2007 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | Parë |
Përkthyesi | Dilaver Baxhaku |
Ne kete antologji te pergatitur nga Rozafa Shpuza dhe Gazmend Berlajolli vijne autore bashkekohore qe shkruajne prozen e shkurter ne dialektin gege
Ky botim sjell hulumtimet më të fundit të autorit nëpër arkivat gjermane, austriake dhe në shumë vende të tjera. Është botuar si kujtim në vigjilje të ditës së vdekjes së tij në janarit të vitit 2019, dhe përfshin dorëshkrime të pabulikuara deri më tani nëpër Arkiva dhe Biblioteka të ndryshime europiane.
Burimet lituane per Skenderbun dhe epoken e tij sjellin te dhena tejet interesante, prandaj edhe autori i ketij libri, studiuesi Gjon Keka ka bere hulumtime ne kete drejtim, duke sjelle nje liber me vlera. Ky botim vjen ne kuadrin e vitit te Skenderbeut, me rastin e 550 vjetorit te vdekjes se tij.
Ky roman është ditari i një personazhi të trillit artistik. Pas më shumë se një gjysmë shekulli prej botimit të shënimeve të rrëmbyesit të vet prej Vladimir Nabokovit, Lolita, më në fund, bëhet e gjallë.
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i...
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur dri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojrat dhe rezervat e pafund me biskota Oreo, TË MARRA NGA DYQANET E BRAKTISURA. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, djaj me krahë e kacavjerrëse...
Një luan i përzënë nga tufa e tij. Një elefant që mund ti lexojë kockat të vdekurve. Një babun që ngre krye ndaj fatit të vet. Për breza me radhë kafshët e rrafshinave të Afrikës janë sunduar nga një kod i pandryshueshëm: vrit vetëm për të mbijetuar. Por ekuilibri i brishtë midis grabitqarëve dhe preve tani qëndron në dorë të këtyre tre heronjve të...
VETËM ZJARRI MUND TA SHPËTOJË KLANIN TONË Për breza të tërë,katër Klane macesh kanë ndarë bashkë të njëjtin pyll. Por, Klani i Bubullimës është në rrezik të madh, teksa Klani i Hijes forcohet çdo ditë e më shumë. Në mes të kësaj trazire, shfaqet një maçok shtëpie i quajtur Ndryshkamani... i cili mund të rezultojë të jetë luftëtari më i guximshëm nga të...
Përmbledhja "Rikthimi i Sherlok Holmsit" përbëhet nga 13 tregime, të shkruara mes viteve 1902-1903, botuar në Revistën Strend në Londër. Autori deshi të bënte një pushim e ta mbyllte kapitullin e Sherlok Holmsit, ndaj tek tregimi Problemi i Fundit planifikoi vdekjen e personazhit kaq të famshëm. Mirëpo këmbëngulja e madhe e lexuesve të apasionuar pas...
Libri i tij "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave", konsiderohet nga Library Journal si një ndër dhjetë librat më të mirë në fushën e biznesit. Një lektor i famshëm, Ichak Adizes ka dhënë mësim në 52 vende, në universitete të tilla me emër, si Columbia University, UCLA, Stanford, Universiteti i TelAviv etj. Ai është njëkohësisht themeluesi i Adizes...
Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora... një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it.
"Nuk ekziston asgjë njëdimensionale në tregimet e Kristos Haxhipapasit, as në gjuhë, as në narrativë, as në tematikën e tij. Kjo tregon kujdesin e tij të vazhdueshëm dhe përpjekjen e vetëdijshme me krijimin, çka e bën veprën e tij tejet interesante. Ky vëllim rrezaton emocionalisht shpirtin qipriot, të mbingarkuar me pushtim, por në të njëjtën kohë...
"Ky libër flet për arkitekturën; për shqetёësimet, synimet dhe arritjet e njerëzve qё u morën me të dhe se si u prit puna e tyre. Kjo bëhet nëpërmjet historisë. Ai është një guidë leximi për arkitekturën e djeshme, me shikimin e kthyer kah e nesërmja."
Ismail Kadareja është njeriu i lindur për letërsi; ai ka jetuar dhe mund të jetojë vetëm i derdhur në formën e shkrimtarit; edhe bisedën më të zakonshme të jetës së përditshme e artikulon në mendim dhe e shpreh në fjalë me talentin e letërsisë.
Poezia e Fostierit është shumëplanëshe. Dashnor i së pakufishmes dhe interpretues i së pafundmes dhe shumanshmes, nisur nga bërthama e fortë shtrihet drejt plotësimit të saj, i angazhuar me anët e shumta të saj, të dhëna mes poezive të tij.
Kopshti që do të gjeni në këtë libër, është i magjepsur. Hyni në të dhe zbuloni të fshehtat e zanave të luleve. Me historitë magjike dhe vizatimet elegante, natyra do t’ju shpaloset në krejt bukurinë e saj, me aroma dhe ngjyra të shndritshme, gati për të ndryshuar teksa stinët ndjekin njëra-tjetrën. Po ta lexoni librin më ëndje, do të përjetoni e do të...
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore. Vogëlushëve u pëlqejnë vjershat, sidomos kur këto shoqërohen me ilustrime të plota, me ngjyra të mrekullueshme. Me këtë seri, ata do të dëfrehen pa masë. "
Si ishin bimët në kohën e dinozaurëve? Çfarë do të thotë fjala “dinozaur”? Cili dinozaur ishte prindi më i mirë? A ka parë njeri dinozaur të gjallë?... Ky libër është ndërtuar mbi bazën e disa pyetjeve rreth dinozaurëve dhe botës së tyre. Kështu, në çdo faqe ka disa pyetje. Secila prej tyre është shkruar në kanatin e një dritareje, e cila është zbukuruar...
A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme e të pazakonta? Doemos që keni dëgjuar e keni parë. Po kërshëria dhe dija nuk kanë fund. Dhe ky është nga ata lloj librash që ju zgjon kërshërinë e kështu, ju bën të mësoni më shumë. Po si?
Ky eshte nje nga librat e pare me te suksesshem te dale Carnegie. Nese do te marresh mesimet brilante te ketij mjeshtri, ky eshte guri themelor prej nga ku mund te shkosh shume larg, ne rrugen ne te cilen ndoqen edhe nxenesit e tij te shquar si Napoleon Hill, Warren Buffett, etj…
Historia e këtij libri bie ndesh me të gjitha normat dhe tregon se dashuria nuk ndërton, por shkatërron atë çka mijëravjeçarët mund të kenë ndërtuar.
"Kultura e terrorizimit" përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës "Regan", dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane.
Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.
"Emocionues... vështirë ta lëshosh nga dora pa lexuar një faqe tjetër..." - Florida Times Union “Admiruesit e Kodit të Da Vinçit do ta lexojnë me një frymë... Një roman i shkëlqyer dhe shumë intrigues.”
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.