E fshehta e Bajronit Shiko më të madhe

E fshehta e Bajronit

Stefan Cvajg BOT0069

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.

Më shumë detaje

236 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9879928000347

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ka kaluar qëkuri koha kur Evropa, e tërhequr pas melankolisë heroike, kopjoi pozën romantike dhe dhimbja e përbotshme u shpërfytyrua në "bajronizëm" në të gjitha vendet. U venit dhe u ngurtësua pamja e këtij njeriu të habitshëm, e poetit të vetëm të epokës së tij, të cilit nuk ia mohonte përkuljen e zjarrtë as Gëtja që mplakej; tani jetonte vetëm e fshehta e jetës së tij, me të cilën u morën tre breza. Historia e kësaj të fshehte - tashmë e zbuluar - shërben si një kontribut i thellë dhe domethënës dramatik në shkencën e njohjes së shpirtit; ajo duhet transmetuar në të gjitha gërshetimet e saj, për të krijuar lavdinë e vonuar për figurën e harruar dhe prekëse, si shpërblim të turpit të përjetuar.

Të dhëna

Faqe173
ISBN9879928000347
RedaktoriKujtim Gjonaj
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani&Fatmir M. Dibra