Gjeniu i nje nate Shiko më të madhe

Vetëm online

Gjeniu i nje nate

Stefan Cvajg BOT0133

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjeniu i një nate është historia e Claude Joseph Rouget de Liste, kompozitor dhe poet, i cili shkroi brenda natës së 25-26 prillit 1792 këngën e ushtrisë franceze, e cila më vonë u njoh me emrin Marsejeza dhe u bë himni zyrtar. ?

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000323

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve. Në mbarë Francën askush s'e lidhte emrin e tij me emrin e krijuesit të këngës himn, tanimë gjerësisht të njohur. Ka shumë të ngjarë që dhe vetë ai të ketë kënduar himnin popullor së bashku me efektivin e tij, por në qoftë se kjo që thamë mund të merret si hamendje, kjo tjetra dihet saktë: kur lexonte në gazeta njoftime të bujshme për përmasat e përhapjes së pjellës së tij të jashtëzakonshme, kur lexonte lajme për këngën që kishte pushtuar Parisin, mbarë frontin, por dhe qytete të tjerë të Francës, as që e pandehtë që kënga himn "Marsejeza" ishte kënga e shkruar dhe e kompozuar prej tij ndaj të gdhiri të 26 prillit 1792, himni çudi që i kishte dalë nga thellësia e zemrës në një mënyrë aq të vetvetishme, në zhurmën e hapave të ushtarëve, të rrapëllimës së rrotave, të çokitjeve të patkonjve të kuajve atë mëngjes prilli. Ironi e keqe e fatit! Melodia madhëshore që ta ngre peshë shpirtin e ta lartëson deri në qiell, s'të besohet kur e dëgjon, por ja që është e vërtet, nuk ia rrëmbente shpirtin vetëm një njeriu të vetëm, atij që e krijoi. Në Francë askush s'e thoshte dot se autori i hmnit aq popullor të ishte kapiteni i xhenios Ruyhe dë Lil, lavdia e përmasave kozmike iu njoh vetëm "Marsejezës". Autori i saj vazhdonte të qëndronte i panjohur.

Të dhëna

Faqe160
ISBN9789928000323
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani