I ri Novela Shiko më të madhe

Novela - Stefan Zweig

Stefan Cvajg BDI919

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Pasioni në formën e tij të papërmbajtshme: kjo është tema qendrore e tri novelave të këtij vëllimi. Në Malajzi, amok është dikush që, i kapur nga një furi gjakatare, vrapon duke shkatërruar njerëz dhe gjëra. Askush nuk mund ta shpëtojë. Është i destinuar për një fund fatal. Rrëfimtari i kësaj novele të tensionuar është mjek, i përndjekur nga shumë makthe: drejtësia, profesioni, jeta e vet e shkatërruar...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN99927-59-44-5

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Pasioni në formën e tij të papërmbajtshme: kjo është tema qendrore e tri novelave të këtij vëllimi. Në Malajzi, amok është dikush që, i kapur nga një furi gjakatare, vrapon duke shkatërruar njerëz dhe gjëra. Askush nuk mund ta shpëtojë. Është i destinuar për një fund fatal. Rrëfimtari i kësaj novele të tensionuar është mjek, i përndjekur nga shumë makthe: drejtësia, profesioni, jeta e vet e shkatërruar...
Një tjetër histori e pasionit, dashurisë së marrosur, këtë herë te Letra e një të panjohure. Por pasioni mund ta bëjë njeriun edhe viktimë, qoftë ky pasion dashurie, me sensualitetin e pakontrollueshëm, qoftë pasion që lidhet me demonin e bixhozit, si te novela Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje.
Lufta e njeriut për pasionet, tragjedia e fateve të trazuara nga pasuria dhe dhembja janë të gdhendura me zjarrmi e tension në secilin prej këtyre rrëfimeve prekëse të njërit prej shkrimtarëve më të vlerësuar nga lexuesi i kohës sonë.
Fakti që novelat e Cvajgut lexohen nga brezat e sotëm (ribotohen pareshtur në shumë gjuhë të botës), është dëshmia më e fortë se ai është një shkrimtar që i flet shpirtit, i cili nuk ndryshon kurrë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN99927-59-44-5
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip