Eldorado Shiko më të madhe

Eldorado

Stefan Cvajg BUE040

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sa herë përmendet emri i Stefan Cvajgut një tjetër shkëlqim merr letërsia. Një penë që diti të futej në skutat e qenies njerëzore, të ndiente dhimbjen e dashurinë, dridhjet dhe përshkënditjet bashkë me të; pena që dalloi detajet më të imëta të veprimeve dhe fizikut të saj, të cilat përcillnin shumë mirë atë çfarë fjalët nuk e thoshin dot. Hapësira tokësore që libri përshkon është shumë e gjerë, nga një kontinent në tjetrin, nga Evropa në Amerikë, nga kontinenti i vjetër drejt ëndrrës amerikane. Po ashtu edhe personazhet janë realë. Libri vjen ndryshe në trajtesë nga librat e tjerë të tij, por stili ngelet po ai, stili i mrekullueshëm i Cvajgut

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN99927-794-0-3

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Cvajgu trajton personazhin e nxjerrë nga shoqëria njerëzore, e cila në historinë e vet disa mijëravjeçare gjithmonë ka lavdëruar veten për zbulimet e mëdha që ka bërë kur në fund të fundit ka zbuluar thjesht vetveten. Me një narrativë të thjeshtë, në masën e duhur, me tone të lehta ironie, por duke iu përmbajtur karakterizimit të personazheve nëpërmjet objekteve që i rrethojnë dhe veprimeve të tyre, libri mbart vlera që vetëm një shkrimtar i madh si Cvajgu di tia japë lexuesit. Cvajgu trajton personazhin e nxjerrë nga shoqëria njerëzore, e cila në historinë e vet disa mijëravjeçare gjithmonë ka lavdëruar veten për zbulimet e mëdha që ka bërë kur në fund të fundit ka zbuluar thjesht vetveten. Me një narrativë të thjeshtë, në masën e duhur, me tone të lehta ironie, por duke iu përmbajtur karakterizimit të personazheve nëpërmjet objekteve që i rrethojnë dhe veprimeve të tyre, libri mbart vlera që vetëm një shkrimtar i madh si Cvajgu di tia japë lexuesit. Ky është i madhi Cvajg, i cili vjen me librin e tij Eldorodao, një libër që mund të lexohet shumë mirë nga fëmijët e moshës 14-15 vjeç. Libri është një përmbledhje historish interesante ashtu siç di vetëm ai ti sjellë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe330
ISBN99927-794-0-3
V. Bot2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-13 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDorina Ndoi