Julia Quinn A-008255
New product
Saga viktoriane Brixhertonet vazhdon serine e tij me botimin e vellimit te dyte te saj, hedhur ne qarkullim nga botimet Living. Pas suksesit qe ka pasur ne Britanine e Madhe dhe ne tregjet nderkombetare, kjo sage epike po gjen lexuesit e saj edhe ne Shqiperi.
92 Items
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928338297 | |
Sipas një prej gazetave më të famshme për thashethemet, stina e prezantimeve në shoqërinë e lartë për vitin 1814 premton të jetë e mbushur me ngjarje, por jo për Antoni Brixhërtonin, beqarin më të lakmuar të Londrës, i cili ndoshta nuk ka ndër mend të martohet as këtë vit...
Mirëpo ai, jo vetëm që ka vendosur të martohet, por... ka gjetur edhe nusen. Pengesa e vetme është motra e së përzgjedhurës, Kejt Shefilldi, trazovaçja më e hijshme në sallat e ballove të Londrës. Vajza energjike e zemëron Antonin me vendosmërinë për ta ndaluar bashkimin e tij me motrën e saj, vetëm se, kur mbyll sytë në mbrëmje, ajo e tërbon me ëndrra të çmendura erotike.
Kejti është e vendosur të mbrojë të motrën, por nuk e di se më e brishtë se ajo është zemra e saj. Kur buzët e Antonit prekin të Kejtit, ajo çka e tremb më shumë atë është se mund të mos i rezistojë dot sharmit të tij...
| pages | 300 |
| ISBN | 9789928338297 |
| Shtëpia botuese | The Viscount who Loved Me |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Xhimi Lazri |
| Roman | Sagë&Histori |
Vjen më në fund vëllimi i parë i serisë Brixhertonët, - një romancë historike befasuese e cila ka fituar zemrat e miliona lexuesve: Së fundi kjo vepër është duke u bërë film nga Netflix, pasi pasqyron thellësisht raportet mes shtresave të shoqërisë njerëzore dhe pasionet e tyre të cilat i kapëcejnë rregullat dhe kastat.
Kjo është historia e Benedikt Brixhërtonit, e treta në serinë e romaneve me temë nga periudha e Regjencës në Londër, me në qendër familjen e fuqishme të kohës, Brixhërtonët.