Julia Quinn A-000523
New product
Vjen më në fund vëllimi i parë i serisë Brixhertonët, - një romancë historike befasuese e cila ka fituar zemrat e miliona lexuesve: Së fundi kjo vepër është duke u bërë film nga Netflix, pasi pasqyron thellësisht raportet mes shtresave të shoqërisë njerëzore dhe pasionet e tyre të cilat i kapëcejnë rregullat dhe kastat.
93 Items
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928338112 | |
Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t’i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi.
Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t’u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç’duhet...
Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua.
Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t’u shpëtuar detyrimeve shoqërore.
Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla...
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 338 |
| ISBN | 9789928338112 |
| Shtëpia botuese | The Bridgertons: The Duke and I |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Xhimi Lazri |
| Roman | Sagë&Histori |
Saga viktoriane Brixhertonet vazhdon serine e tij me botimin e vellimit te dyte te saj, hedhur ne qarkullim nga botimet Living. Pas suksesit qe ka pasur ne Britanine e Madhe dhe ne tregjet nderkombetare, kjo sage epike po gjen lexuesit e saj edhe ne Shqiperi.
Kjo është historia e Benedikt Brixhërtonit, e treta në serinë e romaneve me temë nga periudha e Regjencës në Londër, me në qendër familjen e fuqishme të kohës, Brixhërtonët.