Palieteri View larger

Palieteri

Felix Timmermans A-006302

New product

Përshkrim i shkurtër

Por në kontrast me klimën e ashpër të kohës, gjallëria dhe hareja që pluskon në romanin “Palieteri”, tingëllojnë si një “odë” e vërtetë për gëzimin dhe kënaqësitë e jetës. Kjo vepër që më së shumti ngjason me një tablo ornamentalo - folklorike, është një himn për dashurinë, dhe arrin të depërtojë me elegancë në skutat e errëta të individit, duke e zbërther atë në detaje, deri në kufijtë e marrëzisë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062925

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Martesa e Palieterit me Marieken, në tablonë rurale të flandrës së dominuar nga zymtësia e kohës dhe dëshpërimi, shënohet si ngjarje që solli hare dhe lumturi njëherësh. Atmosfera e festë, e bazuar kryesisht mbi motivet e folklorit, bëhet edhe me e zjarrtë nga lojrat, këngët dhe puthjet.

Romani “Palieteri” është një simfoni pa mbarim alegorie, është një atmosferë emocionale si një ëndërr e magjishme që nuk lidhet as me kohën dhe as me vendin. Ndryshe nga Hamleti, kushëriri i tij mendimtar, djaloshi Palieter nuk është as mistik dhe as fantazist. Ai e fiton pjekurinë bashkë me buzëqeshjet e botës, jo nëpërmjet ngërdheshjeve servile, por me realizmin dhe mirësinë që buron nga shpirti i një njeriu të lirë, edhe pse me xhepat e boshatisur, e ka kuptuar se zogjtë këndojnë njëlloj si për të kamurit ashtu edhe për të vobektët.

Klima e zymtë e veprave të Felix Timmermans-it, i cili debutoi si shkrimtar dhe artist në dhjetëvjeçarin e parë të nëntëqindës, janë preludi i atmosferës së Luftës së Parë Botërore.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928062925
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNonda Varfi
RomanRomancë&Pasion
I ri1