Perndjekja e Henri Tuistit View larger

Perndjekja e Henri Tuistit

Rebecca F. John A-005449

New product

Përshkrim i shkurtër

Autorja skoceze Rebecca John vjen para lexuesve shqiptare me nje vellim tjeter me tregime. Ky eshte libri me i mire i saj, ku shpaloset mjeshtria si tregimtare.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062710

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Londër, viti 1926: gruaja shtatzënë e Henri Tuistit largohet nga shtëpia për të takuar një mikeshë. Rrugës, tragjikisht përfshihet në një aksident që i sjell vdekjen e menjëhershme, megjithëse për mrekulli, fëmija i saj mbijeton.

Henri mbetet fillikat përveç foshnjës së vogël–një baba beqar në një botë ku të tillë baballarë janë shumë të rrallë. I terrorizuar nga një frikë paralizuese se dikush mund t’ia rrëmbejë atë, ai nxiton ta strehojë vogëlushen e porsalindur në shtëpi. I sfilitur nga faji dhe frika, përpiqet të qëndrojë larg syve kureshtarë të botës.

Por një mbrëmje, një njeri i pazakontë, hije, i drejtohet Henrit me emër. Burri thotë që ka humbur kujtesën, por e vetmja gjë që mban mend është se e quajnë Xhek. Henri e gjen veten të dyzuar mes frikës, por edhe mes një tërheqje të pazakontë ndaj Xhekut, dhe sa më shumë kohë kalojnë së bashku, aq më shumë Henri e ndien që ky burrë i sjell një lloj jehone të gruas së tij të vdekur. Mënyra si sillet, gjërat që ai thotë...

Kështu Henri pyet veten, mos është rikthyer gruaja e tij? A është Xheku thjesht pjellë e fantazisë së tij, pasojë e dëshpërimit? Apo mos ka rënë pre e një batakçiu të regjur? Kush e ka dërguar atë në të vërtetë?

REVIEW

“Me ndjeshmëri të madhe dhe përkundër sfondit të pasur të viteve 1920 në Londër, Rebecca F. John na tërheq në intimitetin e një rrethi të ngushtë miqsh, të çekuilibruar pas vdekjes së papritur të Rubi Tuistit.

Libri eksploron se si, në një përpjekje për të gjetur ngushëllim, pikëllimi na bën të brishtë duke lejuar të sodisim ato mundësi që deri pak më parë ishin të pakonceptueshme. Në zemër të këtij romani ka mistere që janë çuditërisht imponuese, ndërsa psikologjitë e personazheve tërhiqen aq bukur, saqë në fund të librit u ndjeva e përndjekur nga largimi i tyre. I qetë, prekës dhe i garantuar për të lënë një përshtypje të mirë, “Përndjekja e Henri Tuistit” është një libër magjepsës, një perlë që duhet lexuar.”

– Clare Wigfall

“Proza e Rebecca F. John-it është e gjallë dhe tejçon një vrojtim inteligjent.

– Sarla Langdon, Swansea Bay

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages480
ISBN9789928062710
Shtëpia botueseThe hauting of Henry Twist
Published year2020
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiViola Trifoni
I ri1